Gripi dhe virozat në stinën e dimrit prekin shumë njerëz.
Më poshtë rekomandojmë disa mënyra për të kaluar këto sëmundje, duke filluar që nga regjimi ushqimor e deri tek kurat popullore për të reduktuar simptomat e tyre.
-Hani një lugë mjaltë. Mjalti jo më kot është konsideruar si ilaç sepse ka aftësinë që të zbus grykët dhe të lehtësoj irritimin e tyre.
-Ushqehuni me supë pule dhe me perime. Studiuesit shprehen se supa e pulës ka aftësinë të ngadalësojë lëvizjen e rruazave të bardha të gjakut që luftojnë infeksionet, dhe kur këto rruaza lëvizin më ngadalë ato kalojnë më shumë kohë në atë pjesë të trupit, që ka nevojë për to.
-Bëni gargarë me ujë të ngrohtë dhe kripë. Kripa ka veti që të vrasë patogjenet që shkaktojnë sëmundjet.