Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla-Ristani përplasen për Berishën. PD kërkon largimin e Ballës nga komisioni për CEZ

2016/12/09 at 11:12 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Balla bën diversion: Në darkë biem dakord me Lulin, në mëngjes…

Ish kryeministri Sali Berisha do të dëshmojë në komisionin hetimor për CEZ vetëm pasi të largohet si kryetar i komisionit Taulant Balla. Qëndrimi i demokratëve u bë i ditur në mbledhjen e të premtes nga Arben Ristani. Sipas tij, Balla ka konflikt interesi me familjen Berisha, pasi është dënuar me 10 milionë lekë për shpifje. Kërkesa i është dërguar kreut të Kuvendit, Ilir Meta.


“Gjykata e ka dhënë vendimin, ju jeni dënuar si shpifës me vendim gjyqësor. Në këto kushte, kur ka shkaqet të dukshme njëanshmërie, njeërz që merren me hetime mund ti vazhdojnë ata, dhe në këtë rast ka një shkak të dukshëm njëanshmërie, për shkak të inateve personale që keni me familjarë dhe të afërm të zotit Berisha. Këtu nuk jemi për inatet personale, ato nuk i nxjerrim këtu. Duke qënë se jemi detyruar të zbatojmë ligjin, ju them se keni konflikt interesi. Zoti Berisha do të vijë në këtë seancë menjëherë sapo të largohet koflikti ligjor i interesit. Ne ia kemi dorëzuar kryetarit të Kuvendit, dhe po e depozitoj para jush që të mos gënjeni seancën tjetër kur të vijmë këtu. Ta shmangim këtë pengesë dhe të vazhdojmë shqyrtimin e çështjes”, u shpreh z. Ristani.

Ndërsa kreu i komisionit, Taulant Balla e ka quajtur një lojë të ulët për të shmangur dëshmitarin Sali Berisha. “Kërkesën tuaj drejtojani Kuvendit. Po ju them që kjo është një lojë e ulët që do të shmangi dëshmitarin Sali Berisha të vijë në këtë komision për të dhënë dëshmi. Ky komision hetimor, thërret dëshmitarë, për fat të keq nuk thërret të pandehur, se nuk është gjykatë. Të gjitha çfarë thoni ju i referohet rasteve të marrëdhënies ndërmjet gjykatës dhe të pandehurve. Është hera e parë që ngrihet një alibi nga ana e një dëshmitari”, u shpreh Balla.

Pjesë nga debati

Arben Ristani: Ju jeni i dënuar si shifës me vendim gjyqësor dhe kjo është e mbyllur. Inatet personale me familjen Berisha nuk mund ti keni me këtë komision. Inatet janë jashtë këtij komisioni. Zoti Berisha do të vijë në këtë seancë menjëherë sapo të largohet konflikti i interesit

Taulant Balla: Kjo është një lojë për të vonuar punën e këtij komisioni. Këtu nuk është ngritur komision hetimor për Shkëlzen Berishën, Argita Malltezin dhe Jamarbër Malltezin.Sali Berisha është thirrur si kryeministër dhe faktet që e lidhin atë me objektin e punës së këtij komisioni. E kuptoj që është lojë për të vonuar punën e këtij komisioni. Tha se do të paraqitej në orën 10:00 në këtë komision. Kjo është lojë e ulët që pas dy javësh dhe hidhen të njëjtat argumente pa bazë juridike. Doni ta hedh në votë kërkesën tuaj? Unë nuk tërhiqem nga hetimi i kësaj cështje që i kushtoi 419 milionë euro.

Taulant Balla: Ka dhe një ish gjyqtar që e kanë futur në burg

Arben Ristani: Nuk kam qenë asnjëherë

Taulant Balla: Doni ta hedhni në votim kërkesën tuaj

Arben Ristani: Vendos kryetari i Kuvendit

Taulant Balla: Ke vendim të Gjykatës së Lartë për dënimin tënd.

Arben Ristani: Gënjen si mashtrues që je

Taulant Balla: Kërkesë e ulët për të shmangur Berishën të vijë në komision



Ju sugjerojmë

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
Bota

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

21 Shtator, 2025 11:07 pm
Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Para

Festë apo Protestë Kombëtare?! Shkuma Party në çitjanet e partive apo në shembullin e Dhjetoristëve?!

Lirimi i Lul Berishës, shpërthen ambasadori: Gjykata të korruptuara. Njerëzit të indinjohen

Foto/ Blerim Xhemajli shkëmben puthje pasionante me gruan në Instagram

Foto/ Blerim Xhemajli shkëmben puthje pasionante me gruan në Instagram
















TE FUNDIT

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në burgun e Durrësit ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako,  i shtruar në repartin...

Lexo më shumë

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
21 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në Arizonë për të mbajtur fjalimin e tij në shërbesën në nderim të aktivistit...

Lexo më shumë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com