Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia gjen arsenal armësh në banesën e të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë

2016/12/08 at 6:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia gjen arsenal armësh në banesën e të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë

Pas vrasjes së Valon Sadikut dje në Mitrovicë, policia ka konfiskuar arsenal armësh në banesën e të dyshuarit për këtë krim që është djali i asamblistes së PDK-së Valbona Fazliu-Beqiri.


Konfiskimi i armëve në banesën e V.B., të dyshuarit për vrasje të Valon Sadikut dje në Mitrovicë, përshkruhet në kërkesën e prokurorisë së këtij qyteti për caktimin e paraburgimit.

“Një granatë dore, shufër me mbishkrimin policevsing, shkop druri, karikator i zbrazët i AK-47, kondak druri i AK-47, fitil ndezës i granatës, shufër metalike, kapelë-maskë, shall, gazmaskë, tre shirita dhe dy fishekë,” thuhet se u gjetën në banesën e atij që dyshohet se vrau Valon Sadikun.

Siç përshkruhet në kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, kopjen e së cilës e ka siguruar KALLXO.com, i dyshuari V.B. është djali i Valbona Fazliu Beqirit, asamblistes së PDK-së në Kuvendin e Mitrovicës, ndërsa Esat Beqiri, babai i të dyshuarit për këtë vrasje punon në Kuvendin e Kosovës.

KALLXO.com ka kontaktuar me asamblisten e PDK-së në Mitrovicë Valbona Fazliu-Beqiri e cila është nëna e të dyshuarit, por ajo ka mohuar që të dy prindërit të jenë në dijeni se në banesën e tyre janë gjetur gjëra të ndaluara.

“As unë, e as burri im Esati nuk jemi në dije se në shtëpinë tonë janë gjetur armë, apo diçka tjetër që ju po e potenconi. Ne gjatë asaj kohe kemi qenë në polici, jemi të shqetësuar dhe nuk mundemi të prononcohemi me shumë,” tha Fazliu Beqiri për KALLXO.com.

Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit,  i mituri V.B. dyshohet për vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi të armës, ndërsa i mituri tjetër H.V. dyshohet për  dhënien e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale.

Kërkesa e prokurorisë në Mitrovicë për paraburgim sqaron se vrasja e djeshme ndodhi pas një zënke që kishte ndodhur disa ditë me parë në mes të tash të ndjerit Valon Sadiku dhe të dyshuarit V.B. ku ky i fundit e kishte kërcënuar Valon Sadikun me thikë.

“Të mërkurën e 7 dhjetorit rreth orës 09:20 ata takohen në afërsi të Shkollës Ekonomike ‘Hasan Prishtina’ në Mitrovicë ku i dyshuari V.B. nxjerr armën e tipit AK 47  dhe qëllon në drejtim të tani të ndjerit Valon Sadikut, me ç’rast rrezikon edhe kalimtarët e tjerë të rastit-nxënësit që ishin duke shkuar në shkollë,” thuhet në kërkesën e prokurorisë.

Gjykata në Mitrovicë pastaj ia caktoi paraburgimin prej 30 ditësh të miturit V.B. të dyshuar për vrasjen e djeshme, ndërsa i mituri tjetër H.V. sipas vendimit të gjykatës do të qëndrojë një muaj në arrest shtëpiak./Panorama

 



Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Anglia përfshihet në një tjetër skandal seksual, qindra persona janë ngacmuar dhe abuzuar seksualisht nga…

Anglia përfshihet në një tjetër skandal seksual, qindra persona janë ngacmuar dhe abuzuar seksualisht nga...

Rikthimi dhe roli i Turqisë antidemokratike në Ballkanin Perëndimor

Rikthimi dhe roli i Turqisë antidemokratike në Ballkanin Perëndimor

HISTORIA/ Unë kam 3 fëmijë me dy gra të ndryshme, por tani jam dashuruar në një tjetër dhe …

HISTORIA/ Unë kam 3 fëmijë me dy gra të ndryshme, por tani jam dashuruar në një tjetër dhe ...
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}