Sonte në Pallatin e Kongreseve në Tiranë po mbahet nata e parë gjysmëfinale e festivalit shqiptar ‘Kënga Magjike’.
Përpos Ardit Gjeberas, këtë festival po e udhëheq edhe këngëtarja Elia Zaharia, gruaja e Princ Leka II.
E në disa fotografi të siguruara nga lajmi.net nga vendi i ngjarjes, kuptohet se Elia është shtatzënë.
Të paktën këtë përshtypje e ka lënë pamja e saj ku vërehet barku i fryrë.
Deri më sot, çifti nuk ka folur asnjëherë për këtë gjë dhe çdo gjë mbetet në suazën e supozimeve.
Kujtojmë se dasma e tyre pati marrë jehonë edhe në mediet botërore./lajmi.net