Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur sot krerët e partisë në rrethe për diskutimin e vendimeve që do të merren për aksionin e ri politik të PD, programin, ekipin dhe përfaqësimin e demokratëve para shqiptarëve.
Gjatë fjalës së tij në mbledhje, Basha akuzoi qeverinë për gjendjen e mjerë ku po e zhyt përditë vendin dhe kryeministrin Rama, si të dalë jashtë realietit, një person që tashmë lufton vetëm për luksin dhe famën e vet.
“Ne kemi detyrën tonë, arsyeja pse ekzistojmë si parti, t’u gjendemi pranë njerëzve, me ndihmë për qytetarët dhe në një raport të pastër me të vërtetën për qytetarët, mund, duhet edhe do ta bëjmë edhe më mirë. Ju kërkoj juve, regjistrim konkret të të papunëve, të pastrehëve, familjeve me të ardhura minimale, të të goditurve nga përmbytjet, nga sëmundjet, prishjet e paligjshme të objekteve për të mundësuar kjo këtë buxhet që ka sjellë ky, por që buxheti ynë t’i përgjigjet realisht nevojave, se buxheti im dhe i PD nuk shkon për palma e fasada, por te njerëzit në nevojë. Asnjë familje nuk do mbetet pa bukë, ujë e drita”- tha Basha, duke shtuar se mbledhja e statistikave duhet të bëhet para 15 janarit.