Analisti Preç Zogaj është ndalur përgjatë emisionit Opinion gjatë në analizën e çështjes çame dhe dilemat apo zgjidhjet që duhet të dalin në pah si fryt i bashkëpunimit mes palëve.
Zogaj ka theksuar se nuk e sheh kryeministrin Rama nën optikën e Tsipras apo të ministrit të Jashtëm. Ai tha se retorika nuk ka prodhuar kurrë zgjidhje, ne duhet të kërkojmë diplomaci dhe jo ekstravagancë.
Zogaj bëri me dije se diplomacia nuk është tradicionale negative, ajo është vlerë kur është pikërisht tradicionale. Sipas tij, zgjedhje ka Shqipëria, por kjo tregon një ekstravagancë që ka një prerje të papërgjegjshme, qoftë në plan afatgjatë dhe qoftë në plan afatshkurtër.
Për t’u rikthyer edhe njëherë tek çështja çame, Zogaj, bëri me dije se nuk mund t’i japë përgjigje një kryeministër, ne duhet të kemi një strategji kombëtare.
Ndër të tjera, ai tha, se jam i interesuar në politikë dhe në diplomaci të klasit të parë, Shqipëria të avancojë çështjen e zgjidhjes çame në bashkëpunim me Athinën dhe në bashkëpunim me Uashingtonin, në bashkëpunim me Brukselin.
Sipas Zogajt, kjo kërkon një politikë të hollë, kjo gjë kërkon profesionistë.
Ai tha se kjo qasje, nuk do zgjidhet, do bëhet një lojë politike për votat, por kjo nuk zgjidhet kështu.
Shiko videon: