Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kosovarizmi”egoizëm që askush se blen

2016/11/12 at 10:48 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sondazhi/ Zheji: Votat për Topallin, nga pjesa radikale e PD-së

Nga Artur Zheji 


Kosovarizmi i sotëm, është një shpikje kulturore që nuk ka bazë reale të ketë jetë dhe zhvillim të mirëfilltë. Kosovarzmi është një ishull i dëshpëruar, ku përmes vecimit artificial, që disa cuna dhe goxa intelektuale shqiptare nga Veriu i hapësirës sonë historike shumë shekullore, të mbiqujatur së fundmi Kosovë, duan të ndërtojnë si strehë, për të përkëdhelur sedrën e tyre, që lëndohet shpesh në Tiranë.

Është e vërtetë, që në Tiranë dhe në pjesën Jugore pra, të hapësirës sonë historike ku jetojmë si shqiptarë, shqiptarët e pjesës Veriore, nuk janë ndjerë gjithmonë në shtëpinë e tyre, ndonëse janë në shtëpinë e tyre, e cila u nda pjesë pjesë, për arësye historike tashmë të njohura.

Madje ata janë lënduar plot herë, keqtrajtuar, grabitur apo fyer. Është mirë të pranohet pa një gjuhë të drunjtë dhe hipokrite se ka ndodhur vërtet kështu. Anipse kanë ndodhur edhe plotë raste të lëndimit reciprok, ku me hapjen e kufinjve të pas viteve të ’90, mjaft biznesmenë të vetë shpikur, prej krahinës shqiptare të Veriut që mbiquhet Kosovë së fundmi, kanë abuzuar plot herë me dojcmarkat e tyre, që zgurdullonin sytë e babëzitur të tiranasve dhe jo vetëm.

Por të ngresh një serë artificiale kulturore dhe të kultivosh aty, bimën më të re të Kosovarizmit, do të thotë në rastin më të mirë të jesh i cekët dhe egoist dhe në rastin më të keq, në shërbim të jo miqve të shqiptarëve me banim në Beograd.

Sepse kjo bima Kosovariste, mund të duket trendy, por është gjithashtu prodhuese e fryteve të helmatisura, të thellimit të ndarjes mes nesh, në të njejtën vijë dhe strategji, që historikisht, na ndanë jo miqtë e shumtë që kemi.

Sepse kështu të ndarë, mund të jemi dhe do të jemi më të dobët.

Nëse ka sot një identitet shqiptar rrënjëthellë në Krahinën veriore shqiptare, që mbiquhet shteti i Kosovës dhe që është shteti i Kosovës, e pra një Shqipëri e dytë, ka ardhur mirë apo keq, nga mosndarja kulturore dhe shembja e kufinjve kulturorë, që jo miqtë vendosnin ndërmet nesh me para dhe dhunë. Duke shkelur gjuhën, duke ndaluar shkollat shqipe dhe duke sllavizuar me sa mund, tokat e të parëve tanë.

Pamvarsisht ca prishtinalinjve Kosovaristë, nga ana tjetër, ka pasur dhe do të ketë Rilindas punëtorë e të varfër, që do të mbeten sot dhe nesër të panjohur. Sepse ata, më shumë baresin fshatrave shqiptare, në gjurmët e atyre që sot s’janë më dhe që rrëzuan mbretër e diktatorë kolonizues, me një abetare shqipe dhe me një flamur dhe gravurë të Gjergj Kastriotit në dorë.

Tani cunat dhe gocat e shkolluar mirë në Perëndim të Krahinës tonë Veriore shqiptare, i janë futur punës, për të ndërtuar Serën Kosovariste, që prodhon ca kastraveca dhe kunguj, që nuk vlejnë as edhe për një sallatë burgu.

Kinse sot ata, janë brezi i ri, që nga atdhe mohuar përdhunisht, të zhgënjyer nga mitologjia e rreme e Shqipërisë ndricuese, rrëfyer shtetrrethimeve serbe, nga gjyshër dhe prindër, po krijojnë edhe kulturalisht shtetin e ri të Kosovës. Duke na ndarë në Kosovaristë dhe Shqiptaristë.

Sepse në Kosovaristan, disa zotnij tkrekosur, qyftet dhe qebabat, i kanë kthyer në guzhinë italiane, njomur me verë franceze, e tash, tnaltsuem e me pare, nshpija, nprona e në poste me kolltuk, ndihen fare mirë sa më larg Shqipërisë, ku kalojnë me pshurr, vec n’det të Sarandës apo Vlonës, duke premtuar që vitin pasardhës, duhet me ju kthy prap ishujve t’Greqisë apo në Spanjë e Itali.

S’jam aspak kundër guzhinës së re ushqimore, as edhe kundër dinjitetit të plotë, që ata manifestojnë dhe për këtë kanë respektin tim më të plotë. As kundër ndjesisë së rehatisë që të jep shtëpia jote, ku të ka lindur koka dhe të ka hedhur shtat trupi. Edhe vëllezërit e një nëne, sot e mot, ndahen e banojnë në shtëpi të tyre dhe mirë bëjnë.

Por kultura e rrënjës nuk ndahet dhe nuk tjetërsohet. Sepse kjo është sjellje qesharake dhe tipike e popujve pa rrënjë dhe që u mësonjë të tjerëve, se meqë ata kanë qëlluar pa rrënjë, atëhere rrënjët nuk kanë vlerë dhe duhet të qethemi prej tyre.

Anipse do të thahemi dhe do të flasim e mendojmë më pas majmunërishte, vecse gjuhën dhe kulturën e të tjerëve.

Unë mendoj se kastravecat dhe kungujt e serave artificiale të Kosovastanit, nuk do ti blejë më askush, mbas pak kohe. Dhe cunat dhe gocat prishtinase, do të kthehen shpejt në shtëpi.

Në Shtëpinë Tonë të Përbashkët kulturore, që ka themele po ka mbetur pa mure, pa dritare dhe pa cati.

Sepse nuk besoj që genet tona, kanë udhëtuar më kot mijëra vite e deri më sot.
Dhe kjo është busull./360gradë.al

 



Ju sugjerojmë

Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump: SHBA duhet ta kontrollojë Hormuzin dhe të paguhet për të

13 Korrik, 2026 4:05 pm
Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin
Aktualitet

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin

13 Korrik, 2026 4:03 pm
Izraeli mbështet bllokadën detare të Iranit nga Trump
Bota

Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish

13 Korrik, 2026 2:47 pm
BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
Bota

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

13 Korrik, 2026 2:45 pm
SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria
Kronikë

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria

13 Korrik, 2026 2:39 pm
Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
Bota

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

13 Korrik, 2026 1:57 pm
PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik
Kryesore

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik

13 Korrik, 2026 1:39 pm
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos
Kronikë

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos

13 Korrik, 2026 12:37 pm
“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
Politikë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

13 Korrik, 2026 11:22 am
4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
Kryesore

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

13 Korrik, 2026 11:18 am
Para
Stresi rrëfen se si shpëtoi vajzën 18 muajshe; e vërtet e frikshme

Ka dy detaje që ju nuk i dinit rreth Stresit!

23-vjeçari u vra për një makinë

23-vjeçari u vra për një makinë

Patozi: Rama e ka marrë ndëshkimin jo nga amerikanët, por nga shqiptarët. Një Kryeministër joserioz

Patozi: Rama e ka marrë ndëshkimin jo nga amerikanët, por nga shqiptarët. Një Kryeministër joserioz
















TE FUNDIT

Trump: SHBA duhet ta kontrollojë Hormuzin dhe të paguhet për të

Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
13 Korrik, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se Shtetet e Bashkuara ndoshta do të merrnin nën kontroll Ngushticën e...

Lexo më shumë

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin
13 Korrik, 2026

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrat për zbatimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës...

Lexo më shumë

Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish

Izraeli mbështet bllokadën detare të Iranit nga Trump
13 Korrik, 2026

Izraeli do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, data e fundit e parashikuar nga ligji, në një proces që...

Lexo më shumë

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
13 Korrik, 2026

Bashkimi Evropian do të ndërmarrë hapa për të kufizuar qasjen e fëmijëve të vegjël në rrjetet sociale në të gjitha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}