Eksperimentet e para me “përzierje” embrionesh, të cilat përmbanin material gjenetik njeriu e kafshe. Kur shkencëtarët u pyetën se cila ishte arsyeja e krijimi të tyre? Ata u shprehën se i vetmi qëllim ish gjetja e trajtimit për sëmundjet e pashërueshme!
Megjithatë ajo çka krijon më shumë dyshime këtu është fakti që gjithçka u krye në fshehtësi. Bërja publike e këtij lajmi ndoshta ka të bëjë me pamundësinë për të përballuar shpenzimet e hulumtimeve, gjë që ka çuar në ndërprerjen e përkohshme të tyre. Me pak fjalë, shkencëtarët e përfshirë në të, kërkojnë në mënyre indirekte, ndihmë financiare për të vijuar më tej.
Tani çështja është se cilët dhe me ç’qëllim do të shfrytëzojnë këto “ndryshime”, dhe mbi të gjitha çfarë pasojash do të kenë ato në Ligjet e Natyrës?/Mapo