Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump: Clinton po mbrohet nga një sistem i manipuluar

2016/11/07 at 7:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump plan për luftimin e ISIS

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, akuzoi Byronë Federale të Hetimeve (FBI) për pasaktësi, pasi ajo ka konstatuar se rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton, nuk ka kryer sjellje kriminale me emailet e saj.


Pas hetimeve të reja, drejtori i FBI-së, James Comey, tha se në komunikimet e Clintonit nuk është gjetur asgjë për të ndryshuar vendimin e Byrosë, të marrë në muajin korrik.

Trump tha se ka qenë e pamundur për FBI-në të rishikojë 650,000 emaile për një kohë të shkurtër.

“Clinton po mbrohet nga një sistem i manipuluar. Është krejtësisht sistem i manipuluar. E kam thënë për kohë të gjatë”, tha Trump në një tubim në Miçigen.

“Hillary Clinton është fajtore, ajo e di, FBI e di, njerëzit e dinë. Tani, u mbetet amerikanëve të sjellin drejtësi në kutitë e votimit më 8 nëntor”, tha Trump.

Ndërsa Clinton nuk ka folur për letrën e drejtorit të FBI-së në lidhje me hetimet, fushata e saj ka thënë se është e kënaqur me zgjidhjen e çështjes.

Në një tubim në Nju Hempshir, Clinton ka thënë se vendi po përballet me “një moment të vlerësimit” dhe se amerikanët duhet të zgjedhin midis “ndarjes dhe bashkimit”.

Në korrik, FBI ka thënë se Clinton, si Sekretare e Shtetit, ka qenë “shumë e pakujdesshme” në trajtimin e materialeve të klasifikuara, pasi ka përdorur emailin privat, por nuk janë gjetur prova që dëshmojnë se ka kryer krim.

Megjithatë, 11 ditë përpara zgjedhjeve, drejtori i FBI-së, James Comey, ka trazuar garën, duke hapur hetime të reja kundër Clintonit.

Në një letër drejtuar Kongresit të dielën, Comey tha se hetuesit kanë punuar pandërprerë në emailet e fundit, të cilat janë gjetur në fillim të tetorit.

Emailet thuhet se janë gjetur në lap-topin e ish-burrit të njërës prej ndihmëseve më të afërta të Clintonit, ish-kongresistit Anthony Weiner, i cili akuzohet për dërgimin e mesazheve seksuale te një vajzë 15 vjeçe.

Comey tha se hetuesit nuk kanë gjetur arsye për të ndryshuar vlerësimin e mëhershëm të FBI-së se Clinton nuk duhet të akuzohet për trajtimin e informacioneve të klasifikuara.

Sot, vetëm një ditë përpara zgjedhjeve, Clinton dhe Trump do të udhëtojnë në disa shtete, në përpjekje për të bindur votuesit se përse e meritojnë votën e tyre.

Clinton do të nisë ditën në Miçigen, që është bastion i demokratëve. Do të vazhdojë më pas në Filadelfia, ku do t’i bashkohet edhe presidenti Barack Obama, Zonja e Parë Michelle Obama, bashkëshorti Bill Clinton dhe këngëtari Bruce Springsteen.

Clinton do ta përfundojë fushatën për Shtëpinë e Bardhë në Karolinën e Veriut.

Trump, në anën tjetër, do të qëndrojë në Florida, në Karolinën e Veriut, në Filadelfia dhe do të përfundojë me Miçigenin.

Në shtetet ku lejohet votimi i hershëm, afro 42 milionë amerikanë tashmë kanë votuar për zgjedhjet presidenciale.

Etiketa: clintonMANIPULIMtrump


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
“Kaubojsi” ikën nga PS, bëhet kryetar i një partie të re në emigracion

"Kaubojsi" ikën nga PS, bëhet kryetar i një partie të re në emigracion

Lajmi i fundit/ Shkarkohet trajneri i Kombëtares, Tramexani merr drejtimin

Lajmi i fundit/ Shkarkohet trajneri i Kombëtares, Tramexani merr drejtimin

Foto/ Ja çfarë bën Enca në prapaskenë…

Foto/ Ja çfarë bën Enca në prapaskenë...
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}