Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëvendësohen shefat që zbuluan drogën në Rrëshen, ja 11 emrat

2016/11/06 at 9:04 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zëvendësohen shefat që zbuluan drogën në Rrëshen, ja 11 emrat

Rokadë në Policinë e Lezhës, vetëm tri ditë pasi u zbuluan magazinat e drogës në Rrëshen dhe vepruan në sajë të operacionit të koduar “Befasia”. Jo vetëm shefi i Antidrogës, Agron Qullhaj, por edhe 10 punonjës të tjerë të kësaj drejtorie, kryesisht shefa të seksioneve të ndryshme, janë kapur nga “reforma” e firmosur dje nga kreu i Policisë së Shtetit.


Por zyrtarë të kësaj drejtorie mohojnë që ndryshimet të kenë lidhje me operacionin që u zhvillua në Rrëshen.

Burime nga Policia e Shtetit bënë të ditur se ka qenë kërkesa e drejtorit të Policisë së Lezhës, Ermal Muça, i emëruar rreth 20 ditë më parë në këtë detyre, për t’i bërë këto ndryshime. Madje, propozimet e tij i janë adresuar kreut të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, që më datën 1 nëntor, pra një ditë para operacionit që do të kryhej. Por firmosja e propozimit të kreut të Policisë së Lezhës është bërë dje, pasi Çako ka qenë për vizitë pune jashtë Shqipërisë.

“Propozimet janë bërë me datën 1 nëntor. Drejtori i ri i Policisë së Lezhës, Ermal Muça, ka kërkuar të bëjë disa ndryshime brenda strukturës që ai drejton. Kjo është një procedurë normale që është bërë disa herë në mjaft drejtori të tjera, në rastet kur ndryshohen krerët e policisë. Nuk ka të bëjë aspak me operacionin e drogës në Rrëshen dhe nuk ka asnjë motiv që të ketë lidhje me këtë”, thanë burime zyrtare nga Policia e Shtetit.

Janë 11 shefa policie, të cilët kanë lëvizur në detyra të tjera jo vetëm brenda për brenda së njëjtës strukturë. Por ka edhe shefa të tjerë, të cilët janë emëruar në detyra paralele në qarqe të tjera. Ndër shefat që janë lëvizur në Drejtorinë e Lezhës është Ilir Sula. Nga shef i sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Lezhë, ai emërohet shef sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Elbasan.

Gjithashtu, edhe Agron Çullhaj nga shef seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Lezhë emërohet shef seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit po në Lezhë.

Nuk ka të dhëna nëse Policia e Lezhës ka informacione për baza të tjera të drogës në njësitë që ka në juridiksionin e saj dhe nëse do të organizojë ndonjë operacion tjetër për kapjen e autorëve dhe asgjësimin e drogës.

Katër ditë më parë, Policia e Lezhës veproi e vetme në operacionin e Rrëshenit, duke dashur të shmangë dekonspirimin e mundshëm nga kolegët e tyre të Mirditës. Policia kishte marrë sinjalizime të mëparshme për magazinën që kishte grumbulluar tonelata me hashash dhe dhjetëra të punësuar në të, kryesisht banorë të zonës përreth kësaj godine.

11 SHEFAT QE LEVIZIN

  1. Elvin Kurti nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Lezhë.
  2. Ilir Sula nga shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Lezhë  emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Elbasan.
  3. Klodian Shahini nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin emërohet shef Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Lezhë.
  4. Agron Çullhaj nga shef Seksioni për Hetimin e Narkotikëve  në D.V.P.Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Lezhë.
  5. Leonard Palushi nga shef Seksioni për Hetimin e  Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati  në Komisariatin e Policisë Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve  dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Kurbin.
  6. Maksim Bejkaj nga shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Lezhë.
  7. Ilir Dedja nga shef Sektori për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë.
  8. Ylli Vata nga shef Seksioni  për Rendin  në Komisariatin e Policisë Kurbin në D.V.P.Lezhë  emërohet shef Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Diber.
  9. Alfred Kola nga shef Seksioni për Hetimin Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Diber emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve  dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e  Policisë Lezhë.
  10. Pashk Përvata nga shef Stacioni Policisë Shëngjin në  Komisariatin e Policisë Lezhë emërohet shef Seksioni i Rendit në Komisariatin e Policisë Kurbin.
  11. Ermal Ajdini nga specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së  Personit në D.V.P.Tiranë emërohet shef Stacioni Policisë Shëngjin në Komisariatin e Policisë Lezhë në D.V.P.Lezhë.

 



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Të shtëna në Stamboll në aeroportin ku filloi grusht shteti kundër Erdoganit

Të shtëna në Stamboll në aeroportin ku filloi grusht shteti kundër Erdoganit

Rraklli tregon të vërtetën e trukimit dhe dënimet në Austri

Rraklli tregon të vërtetën e trukimit dhe dënimet në Austri

Çfarë do të ndodhë në botë nëse fiton Clinton apo Trump?

Çfarë do të ndodhë në botë nëse fiton Clinton apo Trump?
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}