Ndonjëherë duhet besuar në mrekulli pasi edhe mund të ndodhin. Këtë e tregon historia e Lynlee Boemer, vogëlushja e cila lindi 2 herë.
Kur nëna e saj, Margaret, ishte në javën e 16 të shtatzënisë, mjekët i thanë se bebja vuante nga një tumor i rrallë e për t’i shpëtuar jetën, ju desh të operohej përpara se të vinte në jetë. Ndërsa shumë mjekë i kishin rekomanduar ndërprerjen e shtatzënisë, Dr Darrel Cass nga spitali pediatrik i Teksasit, i propozoi opsionin e ndërhyrjes kirurgjikale.
Në javën e 23-të, foshnja u shkëput nga mitra e nënës dhe tumori ju hoq. Më pas u rikthye sërish në mitër, ku qëndroi edhe për 12 javë të tjera, për të plotësuar afatin e plotë deri në lindjen e dytë, përmes prerjes cezariane. Nëna tregon për mediat amerikane historinë e pabesueshme..
“Kur shkova në spital për një kontroll rutine në javën e 16, mjekët dalluan diçka shumë të rëndë. Vogëlushja jonë kishte një tumor të rrallë. Për ne ishte një shok”, shprehet nëna.
Tumori nga i cili vuante Lynlee-n zhvillohet zakonisht para lindjes dhe prek shtyllën kurrizore. Pas lindjes, mjeket vlerësuan se gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë dhe e vendosën në repartin ku qëndrojnë të sapolindurit.