Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush i la maturantët pa shkollë?

2016/10/20 at 5:50 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush i la maturantët pa shkollë?

 


Manjola Bregasi

Viti akademik ka nisur sot me 4 mijë kuota të lira në universitet publike duke i vënë studentët e rinj përballë një fenomeni të panjohur deri tani. Ditët e tensionuara të maturantëve protestues të mbetur pa shkollë, tashmë ua kanë lënë vendin auditorëve të zbrasur, fryt i një reforme të shumëdiskutuar.

I frikshëm si Orakulli i Delfit, apo largpamës si një intelektual? Më kujtohet në emsionin “Opinion” të datës 13 Shtator, deklarata e fortë e pedagogut Arlind Qorri: “Në tetor, rrezikon qe në Universitetet Shqiptare të ketë auditore të mbetur bosh dhe studentë që nuk mund të regjistrohen në to”. Kjo si pasojë e reformës dhe skemes.

Disa e besuan, disa e kundërshtuan dhe të tjerë pritën ta vërtetojnë mëngjesin e 20 tetorit.

Çfarë ndodhi me të rinjtë shqiptarë? Mos ndoshta ata befas vendosën të heqin dorë nga shkolla dhe të ndjekin këshillat e Kryeministrit për arsim profesional? Më duket pak e çuditshme, që ndryshe nga çdo vit, kur maturantët luftonin për të ndjekur studimet e larta, këtë vit ata të jenë neglizhentë e të mos regjistrohen në universitete. Sigurisht që nuk është kjo arsyeja. Le të na japë Ministrja Nikolla një arsye tjetër, të besueshme, por të vërtetë dhe të mos justifikohet me rritjen e kuotave.

Le t’i japë ajo përgjigje pyetjes, se si është e mundur, që vetëm dy ditë para nisjes së universitetit në Fakultetin e Mjekësisë numëroheshin 28 vende të lira, ndërkohë që stomatologjia kishte 67 dhe farmacia 79?

Nuk po flas për filologjinë me 317 vende, shkencat e natyrës me 973 vende, shkencat sociale me 402 vende dhe ekonomikun me 776 kuota të lira.

Si është e mundur që degët e preferuara të shumë vajzave dhe djemve që qanin në protestë se nuk i kishin arritur, sot të mbeten bosh?!

Sipas Kryeministrit këto degë i fituan studentët e ekselencës. Po tani kush do të regjistrohet në këto degë? Do mbeten bosh, apo do regjistrohen ata që nuk janë dhe aq ekselentë, por që për fat të mirë u vjen radha, sepse shokët e tyre me mesatare 9.8, të trembur mos mbeten pa shkollë u regjistruan në universitetet private?

Kush fitoi nga kjo reformë? Nëse privatët jo, atëherë le të na japin shifrat e të regjistruave në këtë vit akademik e të na lënë mundësinë t’i krahasojmë me vitet e shkuara, për të parë që kjo ishte një reformë e drejtë.

A munden sot Rama dhe Nikolla së bashku, t’u garantojnë atyre maturantëve me mesatare mbi 9, që shokët e tyre me mesatare më të ulët nuk do regjistrohen në degët që ata i lanë, sepse nga frika shkruan tek privatët?

A ishte vërtet kjo meritokracia e përfolur e reformës, apo dështimi i turpshëm i saj?

Viti akademik filloi dhe 4 mijë vende në universitetet shqiptare janë bosh. Ajo çfarë Edi Rama e trumbetoi si suksesin e reformës së tij, duket se qe dështimi i saj. Për fat të keq edhe pas fillimit zyrtar të universitetit do të regjistrohen studentë të rinj, të cilët do ta nisin me vonesë vitin akademik, ndryshe nga sa Rama kishte premtuar, që reforma e tij do të sillte. Afati i fundit i regjistrimeve (tashme te shtyra) është 27 tetori, por pyetja është: nëse edhe pas kësaj date do të ketë vende bosh, kush do t’i plotësojë ato?

 

Video/Me poshte, deklarata e pedagogut Arlind Qorri ne emisionin “Opinion”

 

Etiketa: kush i la pa shkolleManjola Bregasimaturantet


Ju sugjerojmë

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
Bota

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

15 Korrik, 2026 4:32 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
Para
9 këshilla për të kuptuar se kë kemi përballë…

9 këshilla për të kuptuar se kë kemi përballë…

Sondazhi i OBSH për vdekjet nga ndotja e ajrit, Tirana kryeqyteti më i pisët në rajon

Sondazhi i OBSH për vdekjet nga ndotja e ajrit, Tirana kryeqyteti më i pisët në rajon

Kim Kardashian u grabit nga shqiptarët dhe serbët?

VIDEO/ Publikohen pamjet e grabitjes së Kim Kardashian në Paris
















TE FUNDIT

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
15 Korrik, 2026

Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 73,246 që nga 7 tetori 2023, sipas agjencisë palestineze...

Lexo më shumë

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
15 Korrik, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në...

Lexo më shumë

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
15 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM). Në...

Lexo më shumë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}