Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekskluzive/ Kush fshihet pas Lolitës në Facebook?

2016/10/17 at 6:14 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ekskluzive/ Kush fshihet pas Lolitës në Facebook?

Nga Desada Metaj-


Askush nuk e mban mend ditën e parë kur profili në Facebook me emrin “Lolita” u bë aq popullor dhe i ndjekur edhe pse në fakt asnjë postim i saj nuk u sponsorizua asnjëherë. Me ironinë dhe sarkazmën therësë,me cimbisjet e fenomeneve shoqërore shqiptare, gjuhën e thjeshtë dhe ndonjëherë fjalorin “e turpshëm”, Lolita u shndërrua në pak kohë në një teh të mprehur ku gërvishteshin ca pak e ca më shumë,  personazhet politike apo të showbizit, programe të ndryshme televizive, por në disa raste ajo shërbeu edhe për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve apo njerëzve që kishin nevojë për ndihmë financiare për kurimin e tyre.

E doemos që i gjithë ky aktivitet ngjall dhe kuriozitetin normal se kush fshihet pas këtij profili kaq të suksesshëm….që  para disa kohësh u bllokua dhe u mbyll edhe pse kishte 120.000 ndjekës, u rihap duke e rritur ndjeshëm ndikimin.

Sigurisht që pak-kush beson që pas fenomenit Lolita fshihet një njeri, kjo jo vetëm per fluksin e postimeve por dhe për shkak se administratorët linin të kuptohej se ishin më shumë se një. Madje njëra prej tyre, me profilin personal (por që sigurisht nuk është identiteti i vërtetë) është mjaft e njohur në Facebook për statuset pikante por dhe për “miqësinë” virtuale që ka me shumë gazetarë. Ndaj Opinion.al ka mundur t’i “rrëmbejë” disa të fshehta  “Jam Lorena”-s, vajzës që fshihet pas këtij profili dhe që është “truri” i Lolitës.

“Jam Lorena” pranon të tregojë se gjithçka nisi si argëtim, 3 të rinj që hapën një faqe dhe nisën të shkruanin për çdo gjë që shihnin, në kafe, në rrugë apo në tv. Shumë shpejt faqja u bë popullore dhe nga 3 numri i administratorëve u rrit në 5. Batutat e Lolitës dhe thumbimet e statuseve të saj ishin kaq të njohura, sa “Jam Lorena” tregon se nga argëtuese faqja nisi të shndërrohej dhe në denoncuese të atyre fenomeneve që në Shqipëri në fakt i gjen me shumicë. Dhe prej këtij momenti do të niste dhe “lufta” për ta bllokuar.

Sipas saj, pas mbylljes për herë të parë të profilit Lolita me 120.000 ndjekës, përpjekjet e javëve të fundit  janë përqëndruar në identifikimin e administratorëve, si një formë për ti intimiduar dhe hequr dorë nga kjo punë. Madje nuk kanë munguar dhe akuzat që ky profil sponsorizohet nga opozita. Akuzë për të cilën administratorja e Lolitës thotë:

“Kjo bëhet për të na ulur besueshmërinë, sepse ndjeksësit tanë në më të shumtën janë të rinj që nuk e gjejnë veten të përfaqësuar nga partitë. Sa për opozitën,ndërkohë që kemi kaq shumë probleme që na shkakton qeveria më duket e paarsyeshme ti bëjmë oponencë opozitës. Opozita e ka marë ndëshkimin me vota dhe e gënjen mendja nëse mendon që jemi me të” – këto shkruan “Jam Lorena” duke na sqaruar edhe per fyerjet apo sharjet personale për persona të veçantë në disa publikime:

“Qeveria na fyen çdo ditë me mashtrime dhe gënjeshtra e nuk i bëhet vonë askujt. Dhe meqë disa i quajnë këto fyerje si ja bëjnë kur fëmijët e tyre shohin në parlament sharjet më të ndyra?

Sipas saj, lojrat e gërmëzimit të emrave për personazhe të njohur është më pak vulgare se gënjeshtrat dhe llustrat që ata prezantojnë në mediat e tyre.

Sepse siç thotë Jam Lorena, censura e Facebook-ut është e pamundur, me gjithë dëshirën e madhe të disave. “Sepse sado që disa mund të preken dhe të ndihen të fyer,shumë më shumë gjejnë të vetmin vend ku mund të shfryjnë për padrejtësitë,problemet dhe hallet që nuk zgjidhen kurrë në zyrat e shtetit. Sepse satira sado e mprehtë dhe cinike ndonjëherë është më e mirë se e gënjeshtërta që u serviret shqiptarëve nga një pjesë e medias e blerë nga qeveria.”

Por  a janë vërtet 3,4 apo 8 administratorë të Lolitës? A do tja dalin  përpjekjet për t’i identifikuar që ti bëjnë të heqin dorë nga kjo inisiativë që së fundmi ka dhe presione jo të vogla? A do t’i lodhë censura e Facebook-ut këta të rinj që e nisën këtë rrugë për argëtim e së fundmi duket se po angazhohen fort? Dhe në fund,a do mundet Lolita të mbetet një faqe e pasponsorizuar dhe me angazhim vullnetar kur këta të rinj,më së shumti studentë të fillojnë punë? Dhe zot na ruaj nëse tundohen më pas të përfshihen edhe në politikë

*Desada METAJ-Kryeredaktore e “Opinion”

 

SHËNIM:

“Jam Lorena” na tregon dhe postimet e profilit Lolita që sollën për herë të dytë mbylljen e faqes, ato janë për Henri Çilin, Karlo Bolinon dhe Ajola Xoxen, edhe pse në fakt këtë herë administratorët kishin menduar për një plan B dhe profili u rikthye shumë shpejt aktiv.

4444443333311111112222214702245_316679312043849_634313621288229461_n

Etiketa: censuralolitapostimerrefimirrjete sociale


Ju sugjerojmë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Para
KE: Shqipëria nuk ka infrastrukturën e nevojshme për importin e mbetjeve

KE: Shqipëria nuk ka infrastrukturën e nevojshme për importin e mbetjeve

Pse haset më shpesh kanceri i gjirit tek gratë?

Pse haset më shpesh kanceri i gjirit tek gratë?

Fleckenstein mesazh për kundërshtarët e Ramës: Mos u dorëzoni

Hafizi: Rama na premtoi poste ministrash që të mos largoheshim nga PS
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com