Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklarata e QSUT-së, Mimoza Koçiu: Pacientët e Onkologjikut janë njerëz në hall jete, jo shifra statistikash

2016/10/12 at 9:10 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Deklarata e QSUT-së, Mimoza Koçiu: Pacientët e Onkologjikut janë njerëz në hall jete, jo shifra statistikash

Gazetarja e ‘ABC News’, Mimoza Koçiu ka reaguar edhe njëherë tjetër në lidhje me komunikatën e QSUT-së për sorollatjen e pacientëve me planifikime të ndryshme vetëm për një ekzaminim.


Nëpërmjet një shënimi në profilin e saj në facebook, Koçiu shkruan se sqarimi është vetëm justifikues, e fatkeqësisht për pacientët, situata duket se nuk do ndryshojë!

““Në vijim të fushatave informuese për publikun dhe qytetarët, që kërkojnë të marrin shërbim mjekësor pranë QSUT, për të lehtësuar komunikimin dhe për t’u ardhur atyre në ndihmë, informon…” shkruan QSUT, takimet mund të planifikohen me telefon apo online. Bukur që paskërka pasur fushatë informuese, e nuk e paskemi mësuar, po përse vallë pacientit që ndeshet së pari me këtë procedurë të ndryshuar, i thuhet tek recepsioni i Onkologjikut:”Duhet të vish vetë! Por nëse personi i sëmurë është i pamundur, mund të vijë një i afërm për rezervim!”? Nuk e kanë këtë informacion aty? A ka pacient që do parapëlqente të vinte fizikisht, nëse do i tregohej kjo mundësi? As në dokumentin që jepet pasi bën planifikimin fizikisht, nuk thuhet se ekziston mundësia e prenotimit online. Dokumenti ka vetëm nje numer jeshil në fund të tij, me specifikimin “Për pyetje dhe informacione të mëtejshme”. Kaq!”, shkruan ajo.

Ndër të tjera, Koçiu pyet se për çfarë arsye QSUT nuk tregon ‘kleçkën’ tek rezervimi online? Sipas saj, pas një kërkimi, mund të planifikohej online vetëm llojet e analizave nga citoskopia deri tek spirometria. Ajo shkruan, nëse kërkon të planifikosh ekzaminimin me mjekun që të ndjek, nuk ke shanse.

“Mundësia e vetme është planifikimi fizikisht tek Onkologjiku: “Nëse keni preferenca për mjekun konsultues ju lutemi mos vazhdoni më tej me rezervimin online dhe paraqituni pranë zyrës së informacionit në qendrën e konsultave të QSUT për të bërë rezervimin tuaj”, shkruhet e zezë mbi të bardhë, në portalin e QSUT, që e konsideroka “preferencial” mjekun që ndjek pacientin e onkologjikut. Pra pacienti duhet të shkojë të bëjë fizikisht planifikimin e konsultës perdiodike me mjekun që e ndjek!
Pjesa tjetër, ajo e sorollatjes nuk sqarohet fare nga QSUT. Pse u ndryshua sistemi i mëparshëm që funksiononte? Paraqitej pacienti, merrte numrin dhe kryente ekzaminimet që i nevojiteshin, sipas rekomandimit të mjekut. Një proces që merrte kohë për shkak të fluksit të njerëzve, e jo mungesës së gadishmërisë së mjekëve, por ama kryhej brenda ditës e pacienti kthehej në qytetin e vet me ekzaminim të kryer plotësisht, edhe me analizat përkatëse
”, shkruan Koçiu.

Ajo thekson se ka pafund pacientë të trajtuar e operuar, që bëjnë ekzaminim prej shumë vitesh, atë që quhet kontroll periodik, që nuk është aspak ‘ekzaminim shtesë’, e që ky ‘stili’ i ri e ndan; një ditë caktimi fizikisht i datës së konsultës me mjekun që të ndjek, një ditë analizë gjaku e konsultë me mjekun, e një ditë tjetër eko-ja.

“Ky është protokoll rutinë, e jo “ekzaminim shtesë”. Dhe nuk është e vërtetë se krijohet mundësi për ta kryer brenda ditës, pasi të drejtojnë tek recepsioni për të planifikuar fizikisht një ditë tjetër. E vërtetuar me documentin e QSUT kjo. E zakonisht planifikimi nuk bëhet para 10 ditësh,(me document 2 javë më vonë). Pra pacientit, (ta zemë nga Berati, por mund të ketë edhe nga Saranda) I duhet të kthehet në qytetin e vet, e të rikthehet prapë tek Onkologjiku për etapën e rradhës të një ekzaminimi, që të paktën deri më 6 Qershor 2016 (e vërtetuar me document të QSUT), bëhej brenda ditës”, shkruan Koçiu.

Në fund të shënimit, gazetarja Koçiu ka theksuar se pavarësisht se statistika e QSUT-së janë mbresuese, për kundër kësaj, pacientët nuk janë shifra, sidomos pacientët e këtij lloji.

“Shkoni e dëgjojini vetë pacientët, se si u shfryjnë pa të drejtë mjekëve, për shkak të kësaj sorollatjeje. E provojnë vetë në kurriz, pa statistika natyrisht! Ndryshojeni këtë situatë, se e keni në dorë ta bëni! Komunikoni me pacientët që t’ua lehtësoni këtë proces, e jo t’I demotivoni me këto ecejake, deri sa të heqin dorë!”, shkruan Koçiu.

Ne link shkrimi i gazetares Mimoza Koçiu: http://opinion.al/po-si-mund-tua-besh-edhe-kete-pacienteve-te-onkologjikut-zoti-mos-ju-falte-se-e-dini-se-cbeni/

Reagimi i QSUT-së vetëm pak orë pasi shkrimi i gazetares Koçiu u botua në Opinion.al: http://opinion.al/tortura-e-pacienteve-me-kancer-reagon-qsut-ja-vizitat-rezervohen-me-telefon/

Shënimi i ditës së sotme i gazetares Mimoza Koçiu si më poshtë vijon: 

Titulli: PACIENTET E ONKOLOGJIKUT JANE NJEREZ NE HALL JETE, JO SHIFRA STATISTIKASH!

Gjë shumë e mirë që QSUT pati ndjeshmëri pas postimit tim të djeshëm në FB për sorollatjen e pacientëve me planifikime të ndryshme vetëm për një ekzaminim. Por sqarimi është vetëm justifikues, e fatkeqësisht për pacientët, situata duket se nuk do ndryshojë! “Në vijim të fushatave informuese për publikun dhe qytetarët, që kërkojnë të marrin shërbim mjekësor pranë QSUT, për të lehtësuar komunikimin dhe për t’u ardhur atyre në ndihmë, informon…” shkruan QSUT, takimet mund të planifikohen me telefon apo online. Bukur që paskërka pasur fushatë informuese, e nuk e paskemi mësuar, po përse vallë pacientit që ndeshet së pari me këtë procedurë të ndryshuar, i thuhet tek recepsioni i Onkologjikut:”Duhet të vish vetë! Por nëse personi i sëmurë është i pamundur, mund të vijë një i afërm për rezervim!”? Nuk e kanë këtë informacion aty? A ka pacient që do parapëlqente të vinte fizikisht, nëse do I tregohej kjo mundësi? As në dokumentin që jepet pasi bën planifikimin fizikisht, nuk thuhet se ekziston mundësia e prenotimit online. Dokumenti ka vetëm nje numer jeshil në fund të tij, me specifikimin “Për pyetje dhe informacione të mëtejshme”. Kaq!

Përse QSUT nuk tregon “kleckën” tek rezervimi online? Teksa do përgëzoja këtë mënyrë, që u kursen kohë dhe para udhëtimi pacientëve nga rrethet, bëra një verifikim personalisht tek “platforma elektronike” e sugjeruar nga QSUT, dhe gjejeni se cfarë mund të planifikohej online? Vetëm llojet e analizave, nga citoskopia deri tek spirometria! Por nëse kërkon të planifikosh ekzaminimin me mjekun që të ndjek (të tillë janë pacientët e onkologjikut, duhet të jetë edhe në statistika kjo), nuk ke shanse. Mundësia e vetme është planifikimi fizikisht tek Onkologjiku: “Nëse keni preferenca për mjekun konsultues ju lutemi mos vazhdoni më tej me rezervimin online dhe paraqituni pranë zyrës së informacionit në qendrën e konsultave të QSUT për të bërë rezervimin tuaj”, shkruhet e zezë mbi të bardhë, në portalin e QSUT, që e konsideroka “preferencial” mjekun që ndjek pacientin e onkologjikut. Pra pacienti duhet të shkojë të bëjë fizikisht planifikimin e konsultës perdiodike me mjekun që e ndjek!

Pjesa tjetër, ajo e sorollatjes nuk sqarohet fare nga QSUT. Pse u ndryshua sistemi i mëparshëm që funksiononte? Paraqitej pacienti, merrte numrin dhe kryente ekzaminimet që i nevojiteshin, sipas rekomandimit të mjekut. Një proces që merrte kohë për shkak të fluksit të njerëzve, e jo mungesës së gadishmërisë së mjekëve, por ama kryhej brenda ditës e pacienti kthehej në qytetin e vet me ekzaminim të kryer plotësisht, edhe me analizat përkatëse. A e di QSUT, se ka pa fund pacientë të trajtuar e operuar, që bëjnë ekzaminim prej shumë vitesh (12 vjet kishte një zonjë që po priste planifikim dje), atë që quhet kontroll periodik, që nuk është aspak “ekzaminim shtesë”, e që ky “stili” I ri e ndan: një ditë caktimi fizikisht i datës së konsultës me mjekun që të ndjek, një ditë analizë gjaku e konsultë me mjekun, e një ditë tjetër eko-ja. Ky është protokoll rutinë, e jo “ekzaminim shtesë”. Dhe nuk është e vërtetë se krijohet mundësi për ta kryer brenda ditës, pasi të drejtojnë tek recepsioni për të planifikuar fizikisht një ditë tjetër. E vërtetuar me documentin e QSUT kjo. E zakonisht planifikimi nuk bëhet para 10 ditësh,(me document 2 javë më vonë). Pra pacientit, (ta zemë nga Berati, por mund të ketë edhe nga Saranda) I duhet të kthehet në qytetin e vet, e të rikthehet prapë tek Onkologjiku për etapën e rradhës të një ekzaminimi, që të paktën deri më 6 Qershor 2016 (e vërtetuar me document të QSUT), bëhej brenda ditës.

Mbresuese statistikat e QSUT…por pacientët nuk janë shifra të nderuar zotërinj, sidomos ata lloj pacientësh, që gjendjen emocionale, motivimin e kanë po aq jetik, sa edhe ilacet tumorale, që thjesht u zgjasin disa vite jetë. Shkoni e dëgjojini vetë pacientët, se si u shfryjnë pa të drejtë mjekëve, për shkak të kësaj sorollatjeje. E provojnë vetë në kurriz, pa statistika natyrisht! Ndryshojeni këtë situatë, se e keni në dorë ta bëni! Komunikoni me pacientët që t’ua lehtësoni këtë proces, e jo t’I demotivoni me këto ecejake, deri sa të heqin dorë!



Ju sugjerojmë

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
Rajoni

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

11 Korrik, 2025 10:29 pm
Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

11 Korrik, 2025 9:30 pm
Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
Politikë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

11 Korrik, 2025 9:14 pm
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
Bota

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

11 Korrik, 2025 8:59 pm
Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
Aktualitet

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

11 Korrik, 2025 8:38 pm
Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
Politikë

Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!

11 Korrik, 2025 8:24 pm
Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë
Bota

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

11 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Superliga/ Muzaka heroi i Tiranës, shënon në kohën shtesë

Superliga/ Muzaka heroi i Tiranës, shënon në kohën shtesë

Denoncimi/ Drejtori i burgut të Drenovës me dëftesë të falsifikuar

Denoncimi/ Drejtori i burgut të Drenovës me dëftesë të falsifikuar

Nipi i Zogut rrëfehet për arin shqiptar: Ja çfarë morëm kur ikëm nga vendi

Nipi i Zogut rrëfehet për arin shqiptar: Ja çfarë morëm kur ikëm nga vendi
















TE FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
11 Korrik, 2025

Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër. Sipas informacioneve të para, zjarrfikësit...

Lexo më shumë

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
11 Korrik, 2025

“Ka ardhur koha për të vërtetën” - kështu i paralajmëruan mediat proqeveritare në Serbi filmat dhe “emisionet speciale” që mohuan...

Lexo më shumë

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
11 Korrik, 2025

Kisha Katolike ka reaguar lidhur me situatën në Theth, ku pati përplasje mes banorëve dhe policisë së bashku me zyrtarët...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
11 Korrik, 2025

Pavarësisht orëve të vona, nata nuk do të jetë e qetë për Thethin. Atje vijon zhvendosja dhe prishja e subjekteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com