Federata Spanjolle e Futbollit ka njohur sot tifozët e saj me ekipin që do të përdallet nëpërmjet një shkrimi të gjatë në faqen e tyre zyrtare.
Ndër të tjera, ata theksojnë faktin se në krye të kombëtares Shqiptare është Giani De Biasi, një ndër trajnerët më të mirë italian, që ka drejtuar disa klube në Itali. Madje ai është i njohur për sportdashësit spanjollë pasi mori në drejtim frenat e U.D. Levante në vitin 2007.
Në shkrim shkruhet edhe për takimet e mëparshme që këto dy kombëtrës kanë pasur.
“Spanja ka luajtur dy herë në Shqipëri dhe në të dy rastet ka fituar. Megjithatë kurrë nuk ka luajtur një ndeshje në Shkodër, një qytet në veriperëndim të vendit, aty ku do të mbahet ndeshja.
Duke përfshirë edhe takimet në Spanjë, dy kombëtaret janë takuar pesë herë, me pesë fitore për spanjollët. Herën e fundit ka qenë 1-5 në vitin 1993.”