Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në Bosnje-Hercegovinë

2016/10/03 at 8:17 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Bosnje-Hercegovinë

Shtetasit e Bosnje-Hercegovinës kanë votuar këtë të dielë (2.10. 2016) në zgjedhjet lokale. Deri tani nuk ka të dhëna për incidente serioze, Por zgjedhjet u mbajtën në atmosferë të tendosur.


Partitë politike e kanë shfrytëzuar kohën parazgjedhore që të prezantojnë “më së miri” kuadrot e tyre për zgjedhje. Por vëzhguesit dhe analistët thonë se partitë nuk kanë ofruar ndonjë risi të madhe, veçse fushata ka qenë e ndyrë dhe e manipuluar. Në vend të temave me karakter lokal, partitë kanë folur më së shumti për tema të mëdha politike. Ndërkohë që zgjedhjet u mbajtën në një kohë të tensioneve të larta ndëretnike, për shkak të referendumit të Republikës Serpska, të mbajtur para 10 ditësh.

“Kjo ka qenë një prej fushatave më të ndyra parazgjedhore”, thotë analisati Almir Terziq. Kjo për shkak të referendumit në RS, sepse e gjithë fushata ka qenë e dominuar me temën e raporteve ndëretnike dhe pasojat e referendumit. Partitë janë përpjekur të përfitojnë nga referendumi, duke shfrytëzuar rezultatete tij, apo duke përhapur frikë nga pasojat e mundshme, thotë Terziq për Deutsche Welle.
Politika nacionaliste

“Sërish jemi dëshmitarë të hapjes së rrugëve lokale, tuneleve dhe impianteve, para kamerave televizive. Ndërsa pas largimit të kamerave, ato objekte janë mbyllur menjëherë.” Sepse këtu bëhej fjalë për objekte të cilat nuk kanë lidhje me politikën lokale. Por janë shfrytëzuar për qëllime politike. Ndaj qytetarët e kanë pasur shumë vështirë që të përcaktohen se për cilën parti duhet të votojnë.

Kandidatët e partive nacionaliste e kanë përdorur skemën e njohur të parullave të mëdha politike. Gjatë fushatës është përmendur shpesh edhe mundësia e shpërthimit të një lufte të re në B-H. Nga kjo propagandë kanë përfituar më së shumti partitë e djatha nacinaliste. Ndërkohë që opozita nuk ka ofruar kurfarë zgjidhje serioze, mendon Terziq.

Vendvotimet janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe deri në mbrëmje nuk është regjistruar ndonjë incident i madh, por ka pasur parregullësi. Vendvotimet janë siguruar nga policia dhe organet tjera të sigurisë.
Bosnien Sarajevo Kroatien Wahlen Stimmabgabe Wahllokal (Getty Images/AFP/E. Barukcic)

Në vendvotime ka pasur edhe grupe të të rinjëve, për të cilët dyshohet se kanë ardhur për të shkaktuar incidente. Por ata janë larguar nga policia. Në B-H është apeluar tërë kohën që të respektohet heshtja parazgjedhore, e cila ka qenë në fuqi deri në mbylljen e vendvotimeve. Zgjedhjet lokale në B-H janë vëzhguar nga 70.000 vëzhgues, 300 prej tyre ndërkombëtarë.

Qytetarët kanë votuar në 74 komuna të Federatës së B-H dhe 57 kuvende komunale në Republikën Serpska. Ata kanë votuar edhe për kryetarë bashkie dhe distrikte. Ka pasur 5.469 vendvotime, ndërkohë që Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se zgjedhjet janë mbajtur edhe në shumë vende të jashtme – Gjermani, Austri, Serbi etjerë. Rezultatet e para zyrtare priten sot të hënën.

/Deutche Welle

 

Etiketa: bosnjezgjedhjet


Ju sugjerojmë

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë

12 Qershor, 2026 5:26 pm
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

12 Qershor, 2026 4:02 pm
Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë
Kronikë

Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë

12 Qershor, 2026 3:34 pm
Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
Bota

Shtëpia e Bardhë përgatitje për 80 vjetorin e Trump, 60 mln dollarë për arenën UFC

12 Qershor, 2026 3:31 pm
Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje
Bota

Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje

12 Qershor, 2026 3:00 pm
U kap i armatosur duke ruajtur parcelën me 300 rrënjë kanabis, arrestohet 43-vjeçari
Kronikë

U kap i armatosur duke ruajtur parcelën me 300 rrënjë kanabis, arrestohet 43-vjeçari

12 Qershor, 2026 2:53 pm
Tarifat doganore, BE: SHBA-të duhet të respektojnë marrëveshjen
Bota

BE-ja me rregulla të reja për emigracionin, çfarë ndryshon për azilkërkuesit

12 Qershor, 2026 2:47 pm
Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi
Sport

Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi

12 Qershor, 2026 2:42 pm
Ukraina kërkon 20 miliardë dollarë të tjera nga aleatët
Bota

Ukraina kërkon 20 miliardë dollarë të tjera nga aleatët

12 Qershor, 2026 2:40 pm
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vjet burg
Bota

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vjet burg

12 Qershor, 2026 2:37 pm
Para
Video/ Dance With Me/ Valbona Selimllari në kërcim me Albi Nako

Video/ Dance With Me/ Valbona Selimllari në kërcim me Albi Nako

Investigimi/ Ja sa duhet të paguani nëndorë për të kolauduar mjetin në Durrës

Investigimi/ Ja sa duhet të paguani nëndorë për të kolauduar mjetin në Durrës

Video/ Përgjigjja e Dasara Karaiskaj mbi pyetjen a është masturbuar ndonjëherë

Video/ Përgjigjja e Dasara Karaiskaj mbi pyetjen a është masturbuar ndonjëherë
















TE FUNDIT

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
12 Qershor, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku makina ka përplasur për vdekje...

Lexo më shumë

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
12 Qershor, 2026

Aleatët evropianë "mund të jenë shumë të dobishëm në të ardhmen." Fjalët e Presidentit Trump në një intervistë të shkurtër...

Lexo më shumë

Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë

Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë
12 Qershor, 2026

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka qenë sot i pranishëm në Gjykatën e Posaçme, duke inspektuar kushtet e...

Lexo më shumë

Shtëpia e Bardhë përgatitje për 80 vjetorin e Trump, 60 mln dollarë për arenën UFC

Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
12 Qershor, 2026

Festa për 80-vjetorin e Donald Trump-it më 14 qershor pritet të hyjë në histori si një nga festimet më të veçanta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}