Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri i plehrave

2016/09/27 at 1:42 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kryeministri i plehrave

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei


Në tetor 2015, Endri Fuga, ish themelues i Mjaft-it dhe Shef Propagande në Zyrën e Kryeministrit Edi Rama shpalli krijimin e një faqe në Rrjet të qeverisë, transparenca.al. Sipas Fugës, kjo “faqe transparence”, e paguar me paratë e taksapaguesve, ka për qëllim të vetëm të përgënjeshtrojë akuzat e vazhdueshme të opozitës dhe “të disa portaleve mediatike të cilat i ofrojnë publikut informacion të pavërtetë apo të shtrëmbëruar”.

Efekti i padëshirueshëm anësor i këtij mjeti propagande, të kotë për çfarëdo qëllimi tjetër, është se ai tregon qartësisht cilat media janë në krah të qeverisë.

Anshmëria ekstreme e mediave mund të jetë një fakt i pranuar për këdo që jeton në Shqipëri, por duket gati i pabesueshëm për një të huaj.

Për këtë arsye faqja e transparencës është shumë informuese: në logjikën e qeverisë, ato media të cilat nuk janë përfshirë asnjëherë në transparenca.al, flasin gjithmonë të vërtetën—domethënë të vërtetën e Ramës, natyrisht.

Dhe cila është “ e vërteta” e Ramës këto kohë? Që importi i plehrave nga Italia është gjë e mirë për ekonominë shqiptare dhe që plehrat nuk paraqesin asnjë rrezik fare. Se importi është i nevojshëm që “infrastruktura ricikluese” ekzistuese të funksionojë siç duhet, pasi përndryshe ajo do të ketë kapacitete të pashfrytëzuara.

Rama do vërtet që kjo të jetë e vërtetë, edhe pse ai mund të mos e kuptojë edhe vetë se ç’përmban ligji i tij. Prandaj, mediat qeveritare po harxhojnë ditë e net duke shfaqur deputetë e zyrtarë qeveritarë që mbrojnë të pambrojtshmen: shkatërrimin e vullnetshëm ekologjik të Shqipërisë. Dhe për çfarë? A mos Ramës i duhet një tjetër vilë? Apo i kanë mbaruar paratë për të blerë bojë për të pikturuar?

Asnjë “argument” nuk po lihet pa u përdorur në përplasjen e madhe që ky akt i hipokrizisë së epërme ka shkaktuar me shoqërinë civile, përfshi veprimin e mrekullueshëm kolektiv që emrat e deputetëve pro ligjit ja u ngjiti si etiketë koshave të plehrave të Shqipërisë.

Dhe me të drejtë kështu. Ligji i cili kaloi me shpejtësi në Kuvend ofron më pak mbrojtje për mjedisin dhe qytetarët e Shqipërisë se një ligj i ngjashëm kundër të cilit protestoi vetë Edi Rama në vitin 2011.

Në fakt, protesta e Ramës kundër ligjit të ish-Kryeministrit Berisha për importimin e plehrave ishte një pjesë e rëndësishme e fushatës së tij zgjedhore.

A e përmenda gjë fjalën hipokrizi? Po e them edhe një herë: hipokrizi e tërë, e epërme, e neveritshme dhe poshtëruese.
Po çfarë duhet thënë për argumentet e ofruara? Po për mbijetesën e industrisë ricikluese në Shqipëri si i bëhet?

Më lejoni t’ju sjell fakte që do të dëshiroja shumë të mohoheshin nga mjeshtrat e transparencës qeveritare: është e pamundur që të mos ketë mjaftueshëm plehra në Shqipëri për funksionimin e plotë të fabrikave të riciklimit. Shikoni Lanën, shikoni Lumin e Tiranës. Shikoni në çdo cep të çdo rruge mali apo shtegu luginash. Shikoni në çdo cep të bregdetit.

Plehra, plehra, plehra. Asgjë tjetër veç plehrave. Ka mjaftueshëm plehra në Shqipëri sa për të ricikluar për një shekull të tërë!

Pastaj është “cilësia” e të ashtuquajturës industri ricikluese e cila po vuan kaq keq në mungesë të një ligji “të duhur”. Shpresoj se nuk ka nevojë t’u rikujtoj lexuesve se vetëm një muaj më parë një 17 vjeçar humbi jetën në qendrën “model” të riciklimit në Sharrë, të inaguruar dhe reklamuar nga Kryebashkikau i Tiranës Erion Veliaj.

Hulumtimet e mëtejshme—të papërgënjeshtruara asnjëherë nga transparenca.al—treguan se ky vend depozitimi dhe riciklimi plehrash shfrytëzuar punën e të miturve dhe ushtronte skllavëri praktike, duke i lënë gati të gjithë punëtorët të pa siguruar, pa kontratë, dhe të pambrojtur në një vend plot mbetje toksike. Për më tepër kompania 3R e kontraktuar nga shoqëri e përbashkët e Bashkisë së Tiranës me një bashki italiane, i përkiste një udhëheqësi vendor të Partisë Socialiste—i quajtur Edurim Teqja—i cili nuk u arrestua edhe pse është direkt përgjegjës për jetën e humbur, sikurse nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë përgjegjësit politik të kësaj tragjedie, kryebashkiakut Veliaj.

Kështu edhe nëse plehrat e importuara do të sillnin më shumë punë, kush do të donte të punonte në kushte të tilla. Natyrisht, vetëm ata më të varfrit dhe më të pambrojturit. Njerëz që do të votojnë përsëri për Ramën në shkëmbim të një thesi miell, pavarësisht vuajtjes së tyre.

sharre-lr
Lendfilli i Sharrës

Rama pohon se ligji nuk lejon djegien e plehrave. Po, atëherë, pse “industria ricikluese” filloi të ndërtojë një fabrikë djegieje në Elbasan?

Rama pohon se doganat kanë kompetencën për të kontrolluar “cilësinë” e plehrave. Por atëherë kur doganat qenkan kaq të afta, si shpjegohet që arijnë të arratisen nga vendi pa u parë nga askush dhjetëra tonë mariuanë? (Po, ne nuk e kemi harruar se qeveria Rama qëndron në krye të rritjes së jashtëzakonshme të plantacioneve të kanabisit në Shqipëri.)

Dhe argumenti përmbyllës se nuk duhet “të ndëshkojmë” një industri që punëson kaq shumë njerëz edhe pse nuk po punon me kapacitet të plotë. Por për çfarë lloj pune jemi duke folur, punë që vetëm sjell sëmundje dhe vdekje?

Me një ligjërim të tillë qeveritar, plot gjysmë të vërteta—të cilat përhapen nga një elitë mediatike pa shtyllë kurrizore dhe me gjuhën ngjitur në prapanicën e Ramës—e vetmja gjë transparente që do të mbetet në Shqipëri janë qeset plastike italiane të hedhura ngado në peizazhin e Shqipërisë.

Edi Rama e konsideron “sharlatan” çdokënd që po lufton kundër këtij ligji të përbindshëm. Atëherë, unë jam një sharlatan. Si unë janë shumë të tjerë. Sot jemi të gjithë sharlatanë.

Është jo i rastësishëm por prapë njësoj qesharak fakti se këshilltarja e Ramës për menaxhimin kulturor apo çfarëdo qoftë, Lorenza Baroncelli, dhe shefi i saj Mattia Pallazzi para pak kohe e kërcënuan Exit.al më padi gjyqësore për shpifje. Mezi po e pres padinë zyrtare, por ndërkohë do të doja shumë ta ftoja Kryeministrin tonë të Plehrave në të njëjtën ngasje. Sepse ai duhet të thirret publikisht nga të gjithë sharlatanët e Shqipërisë me atë emër që ai është në të vërtetë: një gënjeshtar patologjik dhe patogjenik. /Exit.al



Ju sugjerojmë

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë
Bota

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë

28 Tetor, 2025 8:22 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

28 Tetor, 2025 7:24 pm
Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
Kronikë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

28 Tetor, 2025 7:22 pm
Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
Aktualitet

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

28 Tetor, 2025 6:28 pm
Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
Kronikë

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

28 Tetor, 2025 6:13 pm
SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona
Bota

SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona

28 Tetor, 2025 6:11 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Vrasja me thikë në Berat, shkak u bë kali i autorit

28 Tetor, 2025 5:24 pm
Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
Kronikë

Detaje tronditëse nga vrasja e picierit në Tiranë, sherri nisi për tasin e proshutës

28 Tetor, 2025 5:21 pm
Si po i ndjek Ukraina në kufirin rumun ata që e shmangin thirrjen në ushtri
Bota

Si po i ndjek Ukraina në kufirin rumun ata që e shmangin thirrjen në ushtri

28 Tetor, 2025 5:02 pm
7 vendet më të frikshme në botë
Life Style

7 vendet më të frikshme në botë

28 Tetor, 2025 4:59 pm
Para
Totti 40 vjeç, i perjetshëm si vetë Roma… statistika, suksese dhe të pathëna

Totti 40 vjeç, i perjetshëm si vetë Roma... statistika, suksese dhe të pathëna

Skandali në La Ligan spanjolle/ Lojtari rrezikon denimin me burg, ja përse …

Skandali në La Ligan spanjolle/ Lojtari rrezikon denimin me burg, ja përse ...

5 gabimet që duhet të ndaloni së bëri në palestër

5 gabimet që duhet të ndaloni së bëri në palestër
















TE FUNDIT

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë
28 Tetor, 2025

Hungaria po kërkon të bashkojë forcat me Çekinë dhe Sllovakinë për të formuar një aleancë skeptike ndaj Ukrainës në BE....

Lexo më shumë

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
28 Tetor, 2025

Benjamin Netanjahu u ka urdhëruar forcat izraelite të nisin sulme të menjëhershme dhe të fuqishme në Rripin e Gazës, duke...

Lexo më shumë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
28 Tetor, 2025

Mospagesa për një foto me kalin u bë shkak i vrasjes së ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë kalasë...

Lexo më shumë

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
28 Tetor, 2025

Gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri ka mbajtur fjalën e tij edhe ambasadori i BE në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com