Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Totti 40 vjeç, i perjetshëm si vetë Roma… statistika, suksese dhe të pathëna

2016/09/27 at 1:42 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Totti 40 vjeç, i perjetshëm si vetë Roma… statistika, suksese dhe të pathëna

Shumë pak njerëz në Itali dhe në pjesën tjetër të planetit nuk i dorëzohen magjisë së Francesco Totti. “Il Capitano”, “Er Pupone”, mbreti i Romës, i cili ka më shumë se dy dekada i veshur me të njëjtën fanellë, ditë për ditë. Të martën, pra sot, Totti feston ditëlindjen e 40-të dhe, nëse ka befasi më të madhe, kjo ka lidhje me të luajturit sezonin e tij të fundit në klubin e njohur italian, në Seria A, si futbollist profesionist. Në fund të sezonit, Totti do të hyjë në listën e zgjedhur të “One Club Men”, së cilës tashmë i përkasin Carles Puyol, Ryan Giggs apo Paolo Maldini, në mesin e shumë lojtarëve të tjerë, të cilët me çdo çmim nuk e kanë lënë ekipin që ata duan.

toti22
Fillimet e tij
Duke qenë vetëm një fëmijë, Totti ka filluar të luajë futboll në klube të vogla romane, për t’u ankoruar hap pas hapi në nivelet më të larta të Romës. Talenti i tij ishte i pamohueshëm. Kjo e lejoi që të shkonte përpara, me hapa të mëdhenj. Dita e tij e madhe erdhi në moshën vetëm 17-vjeçare. Në Brescia, më 28 mars 1993, djaloshi i ri, flokëverdhë, i lindur në lagjen e “Porta Metronia”, përmbushi debutimin-ëndërr në Seria A. Kur rezultati ishte 0-2, trajneri Vujadin Boskov hodhi në fushë Francesco Totti, në minutat e fundit. Ai dukej një fëmijë i vockël në fushë, por nuk mungoi të shpaloste një “hit” të madh, me dy të majta dhe një të djathtë, goditje drejt portës kundërshtare, si dhe demonstrimin e shumë cilësive teknike. Që nga ajo ditë e deri më sot, Totti ka luajtur më shumë se 57.000 minuta, të gjitha me fanellën e Romës, ku prej vitesh është “Il Capitano”. Në vitrinën e tij sportive është një titull kampioni në “Seria A, dy Kupa të Italisë, dy Superkupa të Italisë dhe një Kupë Bote, e fituar në “Gjermania 2006”. Totti është pasqyra dhe shpirti i një qyteti, një ëndërr e plotësuar e ngjyrave të kuqe e të verdha, që përbën frymëzim dhe nostalgji për brezat e rinj.
toti4333

Dashuria me Romën
Gjatë viteve, pothuajse askush nuk do t’i kujtojë mosmarrëveshjet e “Er Pupone” me Spalletti. Ky i fundit, me siguri do të jetë trajneri i fundit i karrierës së tij aktive si futbollist. Ajo që shërben si një letër dashurie e Tottit është shkruar disa javë më pare. Në të, legjenda e skuadrës kryeqytetase deklaronte se “Roma ishte më shumë se një klub futbolli. Ajo është pjesë e familjes, e gjakut dhe shpirtit tonë.” Ai, madje, zbuloi se nëna e saj, Fiorella, refuzoi një ofertë të mirë të Milanit, kur Francesco ishte 13 vjeç. “Kjo do të thoshte më shumë të holla për familjen tonë. Por, nëna ime më dha një mësim atë ditë: Shtëpia jote është më e rëndësishmja në jetë”.
Toti1

Një idhull i pashtershëm
Një idhull i pashtershëm, i cili nuk është lodhur së thyeri rekorde. Pa shkuar më tej, po ndalemi gjatë ndeshjeve të fundit në kampionat, kur Totti shënoi golin e tij të 250-të në Seria A. Numri 10 i Romës, në të gjitha garat, e shton në mënyrë të ndjeshme këtë shifër golash. Giannini, Balbo, Zeman, Capello, Batistuta, Montella, Luis Enrique dhe, madje, një listë e gjatë e lojtarëve dhe trajnerëve, janë ata që kanë kaluar nëpër jetën e Francesco Totti. Një futbollist i pavdekshëm, i përjetshëm për qytetin ku ka lindur, ku u rrit dhe u bë një figurë prej kampioni. Nga tani do të fillojë një epokë të re, teksa ne do të jemi të detyruar të marrin videot e vjetra për t’u shpjeguar fëmijëve se pse ata kurrë nuk kanë për t’u ndaluar duke besuar te futbolli.



Ju sugjerojmë

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
Bota

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

5 Qershor, 2026 11:00 pm
Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
Sport

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

5 Qershor, 2026 10:31 pm
Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
Aktualitet

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

5 Qershor, 2026 9:12 pm
“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
Politikë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

5 Qershor, 2026 9:07 pm
OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit
Bota

OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

5 Qershor, 2026 9:02 pm
“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit
Aktualitet

“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit

5 Qershor, 2026 8:47 pm
Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë
Kryesore

Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë

5 Qershor, 2026 8:20 pm
Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin
Kryesore

Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin

5 Qershor, 2026 7:42 pm
Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve

5 Qershor, 2026 7:19 pm
“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë

5 Qershor, 2026 6:41 pm
Para
Skandali në La Ligan spanjolle/ Lojtari rrezikon denimin me burg, ja përse …

Skandali në La Ligan spanjolle/ Lojtari rrezikon denimin me burg, ja përse ...

5 gabimet që duhet të ndaloni së bëri në palestër

5 gabimet që duhet të ndaloni së bëri në palestër

Fotolajm/ Operohet me sukses Armando Vajushi

Fotolajm/ Operohet me sukses Armando Vajushi
















TE FUNDIT

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
5 Qershor, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si të dobët reagimin e homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndaj...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
5 Qershor, 2026

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka marrë një vendim të papritur duke ndryshuar rregullat e Kodit të Sjelljes për të...

Lexo më shumë

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
5 Qershor, 2026

Qytetarë dhe aktivistë nga Elbasani iu bashkuan këtë të premte protestës së organizuar kundër projektit në zonën e Zvërnecit, duke...

Lexo më shumë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
5 Qershor, 2026

Gjatë bashkëbisedimit të tij me banorët e Zvërnecit, Rama nuk i ka kursyer as ironitë me protestuesit. Ai u ndal...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}