Tashmë ish-Kryetarja e Fressh Joleza Koka e ka bërë publike lidhjen e saj me ish-aktivistin e Lëvizjes “Mjaft”, Leart Kola, me të cilin ka nisur prej kohësh një histori dashurie.
Gjatë verës, Joleza pati publikuar një foto teksa shëtiste në rrugët e Greqisë me Kolën.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme, ajo ka ndarë një foto intime një rrjetet sociale ku shfaqet në krah të të dashurit të saj.
Koka dhe Kola janë njohur me njëri tjetrin në strukturat e Partisë Socialiste, gjatë kohës kur ish-aktivisti drejtonte sekretariatin e rinisë në PS.