Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dialogu Kosovë – Serbi, përmbyllet me integrim në BE apo njohje reciproke?

2016/09/24 at 6:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dialogu Kosovë – Serbi, përmbyllet me integrim në BE apo njohje reciproke?

“Kur dhe me çfarë marrëveshje do të përmbyllet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”, është një pyetje së cilës i përgjigjen në mënyra të ndryshme përfaqësues të Qeverisë dhe analistët politikë.


Sipas analistëve, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdojë deri në përmbylljen e procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, sipas përfaqësuesve qeveritar, ky proces nuk mund të zgjasë deri në atë fazë, por duhet të dinamizohet dhe përmbyllet më shpejt.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se bisedimet duhet të intensifikohen në mënyrë që të hapet edhe kapitulli me temat përmbyllëse.

“Duhet të dinamizohet dialogu dhe të jetë më i shkurtë, në mënyrë që të përfundojë më shpejt dhe jo të përfundojë siç e mendojnë disa, në kohën kur të dyja shtetet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”.

“Pra, ne mendojmë që dialogu mund të ketë sukses vetëm në qoftë se do të jetë i dinamizuar dhe të rrumbullakohet me një proces të njohjes reciproke mes dy shteteve”, thekson Tahiri.

Ndërkohë, në opinionet e tyre, analistët politikë presin që bisedimet do të sjellin si rezultat edhe disa marrëveshje.

Për faktin se Serbia është një hap përpara Kosovës në procesin e integrimit evropian, besohet se nëse jo njohja e Kosovës, të paktën arritja e një marrëveshjeje me Kosovën për normalizim të plotë të marrëdhënieve, mund të jetë një nga obligimet e fundit që do ta ketë Serbia para se të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje, paralajmërohet se do të përmbajë edhe klauzolën, përmes së cilës, Serbia do të zotohet se nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Analisti i Grupit për Ballkanin, Naim Rashiti, thotë për Radion Evropa e Lirë se Bashkimi Evropian është i interesuar që tash për tash të mbyllen temat që kanë dalë si rezultat i Marrëveshjes së parë të prillit të vitit 2013. Kurse, deri te mbyllja e dialogut, Rashiti thotë se do të dalin si nevojë edhe disa marrëveshje tjera.

“Këtë proces që e ka ndërtuar BE-ja po mendon që të zgjasë deri në integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Është shumë i zgjatur. Pjesa e parë e marrëveshjes kryesisht është për integrimin e serbëve, që është me rëndësi për Kosovën, por me të nuk normalizohen raportet me Serbinë”.

“Kështu që, marrëveshja e dytë mund të ketë fusha tjera, kombinim i çështjeve teknike dhe ndoshta si të respektohen legjislacionet e njërit dhe tjetrit shtet, por nuk do të jetë fazë e përmbylljes. Do të shohim marrëveshjen e parë, të dytë, të tretë,të katërt e kështu me radhë”, thotë Rashiti.

Në anën tjetër, ministrja për Dialog, Edita Tahiri thotë se që nga viti 2014, Prishtina i ka dorëzuar Brukselit një dokument ku përfshihen temat dhe parimet e rrumbullakimit të dialogut. Ajo i përmend disa nga kërkesat e Prishtinës për finalizimin e dialogut, ndonëse i gjithë procesi aktualisht po udhëhiqet dhe lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

“Ky dokument përfshin disa parime. Së pari që të realizohet demarkacioni ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pastaj vendosja e parimit të respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial dhe mos ndërhyrjes në sovranitetit e njëra tjetrës, sipas të Drejtës Ndërkombëtare”.

“Një parim tjetër është që të dyja shtetet të mos e pengojnë njëra-tjetrën në integrimet ndërkombëtare, pra këtu kemi të bëjmë me mospendimin, nga ana e Serbisë, që Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, thotë Tahiri.

Ndër parimet tjera që i kërkon Prishtina, sipas Edita Tahirit, janë shuarja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, reparacionet e luftës dhe dëmshpërblimi që Serbia duhet t’i paguajë Kosovës, pastaj njohja reciproke e deri te diskutimet për sukcesion në mënyrë që Kosova të marrë hisen e vet si një prej ish-njësive federale të ish-Jugosllavisë.

Ndërkohë, Naim Rashiti thotë se kohëve të fundit, po vërehet një interesim i Serbisë për bisedime teknike në mënyrë që të përshpejtojë hapat e saj drejt hapjes së kapitullit 35 të përcaktuar nga Bashkimi Evropian, ku flitet për raportet me Kosovën. Por, këto zhvillime, sipas tij, ndërlidhen me këtë fazë të dialogut dhe jo me përmbylljen e procesit.

“Në këtë fazë, e besoj edhe në vitet e ardhshme do të flasim vetëm për zbatimin e marrëveshjes së parë, ku përfshihet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Po ashtu, dialog në nivel liderësh do të ketë shumë pak deri në fund të vitit”.

“Serbia këta muaj është shumë aktive për të treguar gatishmëri në zbatimin e marrëveshjeve për faktin se është duke pritur raportin e kapitullin 35 për hapjen e dy kapitujve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thekson Rashiti.

Analisti Rashiti pret që në pranverën e vitit të ardhshëm, të ketë edhe një tjetër ngadalësim të dialogut, për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Serbi.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po lehtësohet nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i këtij dialogu është thënë se është normalizimi i raporteve ndërmjet dy vendeve, si kusht që do t’i paraprijë integrimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian.

/Radio Evropa e Lirë

Etiketa: dialogintegrimkosovenjohjeserbi


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
VIDEO/ 130 kg kanabis bllokohen në Portin e Durrësit, destinacion Italia

VIDEO/ 130 kg kanabis bllokohen në Portin e Durrësit, destinacion Italia

Twitter drejt shitjes, ja ofertat nga kompanitë pretendente

Twitter drejt shitjes, ja ofertat nga kompanitë pretendente

VIDEO/ Mrekullia-Doktorët arrijnë të shpëtojnë foshnjën në barkun e nënës së vdekur

VIDEO/ Mrekullia-Doktorët arrijnë të shpëtojnë foshnjën në barkun e nënës së vdekur
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}