Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Targat e makinave, arrihet reciprociteti mes Kosovës dhe Serbisë

2016/09/08 at 8:13 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Targat e makinave, arrihet reciprociteti mes Kosovës dhe Serbisë

Sot në Bruksel pas rreth 9 orë bisedimesh intenzive me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është arritur marrëveshje për reciprocitet të plotë për targat e veturave në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, dhe heqjen nga përdorimi të tabelave ‘prova” të cilat njëanshëm zbatoheshin nga pala Serbe që nga viti 2011, raporton “Ekspress”.

Me këtë rast Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka deklaruar se arritja e marrëveshjes për reciprocitet në tabelat e veturave në mes të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë është një arritur e rëndësishme sepse me këtë marrëveshje nuk do të ketë më përdorim të tabelave prova të cilat njëanshëm pala serbe i ka aplikuar ndaj veturave të Kosovës.

Kjo marrëveshje do të kontribuojë për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve dhe se me këtë rast të dyja shtetet dëshmuan se reciprociteti është parimi kryesor për marrëveshjet e dialogut të Brukselit dhe për zhvillimin e marrëdhenieve bilaterale. Ajo theksoi se pas shumë muajsh të këmbëngulësisë së palës së Kosovës që të vendoset reciprociteti i cili buron nga marrëveshja dhe plani për zbatim i lëvizjes së lirë të vitit 2011, më në fund u arrit ky sukses.

Zbatimi i kësaj marrëveshje do të fillojë menjëherë sapo të dy shtetet të bëjnë përgaditjet teknike që lidhen me këtë çështje, ndërsa modeli që do të aplikohet bazohet në modelin e aplikuar në mes të Greqisë dhe Maqedonisë, dallimi është që letërtngjitëset aplikohen për tabelat e veturave të të dyja shteteve.

Ky avancim i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes i arritur në vitin 2011 do të lehtësoj më shumë qarkullimin e qytetarëve të të dy shteteve dhe do të minimizoj pritjet në pikat kufitare ngase nuk do të kërkohet më që të ndërrohen tabelat RKS me ato provuese.

Poashtu në këtë takim është diskutuar për planin e heqjes nga qarkullimi të tabelave të mbetura ilegale që qarkullojnë aty-këtu në veri të vendit.

Delegacioni i Kosovës në këtë takim njoftoi se po bëhën përgaditjet e fundit për hapjen e zyrave të Agjencisë së Regjistrimit Civil në katër komunat veriore si dhe të zyrave të gjendjes civile në këto komuna, proces ky që pritet të përmbyllet shpejtë dhe në këto komuna të fillojë pajisja e gjithë qytetarëve me pasaporta, letërnjoftime dhe certifikata të gjendjes civile dhe të dokumenteve tjera të shtetit të Kosovës.

Takimi i radhës i grupit punes për lirinë e lëvizjes pritet të mbahet në fillim të javës së ardhshme ku do të diskutohen detajet tjera teknike për zbatimin e plotë të marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes dhe Planit për Zbatim të vitit 2011 si dhe konkluzioneve të arritura sot që avancojnë tutje këtë marrëveshje dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe automjeteve, shkruan “Ekspress”.

Delegacioni i udhëheqëur nga Ministrja Edita Tahiri kishte në përbërje edhe këshilltarin e saj kryesor politik dhe koordinatorin e çështjes Dren Zeka, Drejtorin e Zyrës për Planifikim Strategjik, Qemajl Marmullakaj, Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Driton Gashi, Këshilltarja Politike Elona Cecelia dhe Haxhi Bajraktari nga Ambasada e Kosovës në Belgjikë.

Etiketa: makinatreciprocitetitargat

Ju sugjerojmë

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

14 Nëntor, 2025 3:48 pm
Para
Socialistët e Kavajës, nëna jonë është partia

Maturantët, të mirët 'shiten' tek privati

Mino Raiola e sulmoi ja si reagon Jurgen Klopp i Liverpulit

Mino Raiola e sulmoi ja si reagon Jurgen Klopp i Liverpulit

VIDEO-“STOP”/ Tjetër skandal në shkolla, me 300 mijë lekë regjistrohesh në degët e mbyllura

Emisioni "Stop" e denoncoi për korrupsion/ Arrestohet mësuesi i shkollës ndërtimore 'Karl Gega'

TE FUNDIT

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
14 Nëntor, 2025

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, ndërsa dënoi vendosjen...

Lexo më shumë

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
14 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të urdhërojë një hetim mbi lidhjet e dyshuara të financuesit pedofil Jeffrey...

Lexo më shumë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
14 Nëntor, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar për veprën penale “Përdorim i funksionit publik...

Lexo më shumë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
14 Nëntor, 2025

Industria muzikore në Mbretërinë e Bashkuar regjistroi vitin e kaluar një ndikim ekonomik prej rreth 8 miliardë paund, me Dua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com