Gjatë ditës së sotme, polica e Korçës u alarmua pas raportimit se një vrasje e dyfishtë kishte ndodhur në fshatin Xerje në Korçë.
Një banor i fshatit pati telefonuar policinë, e cila u nis menjëherë drejt tij, por kur kanë mbëritur, efektivët nuk kanë arritur ta gjejnë personin që telefonoi, pasi ai kishte fikur celularin.
Pasi kanë krehur zonën forcat e policisë deklarojnë se nuk ka ndodhur asnjë krim dhe se po punohet për gjetjen e telefonuesit.