Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zef Zorba, poeti që më në fund i shpëtoi sirtarëve

2016/08/30 at 5:50 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kur gazetari shërben keq

Nga Reldar DEDAJ

Gjithmonë kam pyetur veten pse diktaturat në të shumtën e rasteve kanë pasur kontradikta të theksuara me të “bukurën e lirë”. Mos ndoshta, ajo që ka në zemër e bukura është një ribashkim i realitetit të saj të brendshëm me realitetin e botës ose të natyrës; ose, si shpresë të fundit, një bashkim i trupit dhe shpirtit, materies dhe frymës. Diktatura përkundër, nuk e pranon një ribashkim të tillë, zemra e saj pulson kur shpirti dhe trupi janë të ndara nga njëra-tjetra.

Ndoshta pikërisht për këtë, për faktin se diktatura e ka të pamundur ta dominojë jetën e artit, vjen një kohë, ku poezitë e ashtuquajtura të sirtarëve marrin një vlerë të veçantë. Nuk mund të ndodhte ndryshe, me të lexuar poezinë e Zef Zorbës, të një poeti që pak njihet nga lexuesit, kjo poezi mori statusin e të veçantës për disa arsye të ndryshme.

Si arsye të parë, mund të thoja se libri i vetëm me poezi i këtij poeti që u burgos në moshën 26 vjeçare, ashtu i heshtur, në sirtarët e errët të komedinave ngjyrë arre, i dha mundësinë vetë poetit, ndoshta si rrallëkujt, për të rimposhtur peshën e realitetit të humbur.

Më tutje, me anë të kësaj poezie, ai arriti të krijojë jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët; një zemër të re, një frymë të re, një shpirt të ri në përmasën e njeriut. Në vëllimin poetik të Zef Zorbës; “Buzë të ngrira në gaz”, ne gjejmë një gjendje të trazuar në forma dhe ngjyra. Për të edhe pse qielli duket bosh, Zoti ende nuk ka vdekur…

…”Në cep të greminës, që josh e ngujon, a nuk e sheh si po lëkundëm?”

Ky varg i kësaj poezie, për hir të vërtetës, që kur më ra në dorë ky vëllim poetik, pas habisë së parë që mu dha rasti të njihja një poet që vinte njëtrajtshëm si nga estetika, shpirti poetik, talenti dhe vlera e artit me ata emra të mëdhenj të poezisë gegë që regjimi i flaku si nga sirtarët por edhe nga memoria kolektive e njerëzve, fill pas kësaj, menjëherë; u gjenda jo vetëm përballë një apoteoze të madhe ekzistencialiste të qenies njerëzore, por sakaq, edhe vetë një prej koncepteve më filozofike që realisht në ditët e sotme më mundon jo pak.

Është jashtëzakonisht e çuditshme forca e këtij vargu, sa edhe ndjenja e vetmisë. Realja ka një domethënie fetare- individi është, absolutisht i vetmuar. Ndërsa Zoti, është sajimi i kësaj vetmie. Edhe pse mbetem poaq i mendimit, se Zef Zorba në thellësinë e vargut të tij, dukshëm, vihet re një qasje e lehtë besimi, ndoshta kjo është e veçanta e kësaj poezie; kontradikta me veten si fillim e më pastaj me radhë me gjithë gjërat e dashura të tij.

Përsosja artistike e poezisë në të gjithë vëllimin e vetëm, për fat të keq, bën që të harrosh lehtë pezmin e poetit, jeta dhe vdekja, ka pasur një origjinë të përbashkët, ku kanë shprehur të njëjtën jetë ndjenjash dhe mendimesh. Por nëse dikush kujtohet dhe ngre çështjen e nënkuptimit, do të gjejë material për mendimet e tij.

Ironia qëndron se poeti jo pak, ndoshta një jetë të tërë ka menduar për vetëvrasjen, ka folur dhe ka shkruar për të.

Oh, jetë! edhe në zgrip….shtegtarët e tu/ gjithnjë dashurojnë!

Në realitet të krijohet përshtypja se ka jetuar veçse me këtë ide. Pak a shumë, ai e ka parë si një arratisje shpirtërore. Prandaj ai e duroi jetën deri në fund, pasi ishte i vetëdijshëm, se një ditë edhe mund të vetëvritej. Kjo nuk ndodhi…

Por Zef Zorba nuk është poeti i përkuljes, ngase nuk e mendoi asnjëherë atë, ishte i ndërgjegjshëm për vlerën dhe rëndësinë e poezisë së krijuar nga vetë ai.

Ndoshta si askush tjetër, në poezinë e tij Zorba bëri eksperimente avanguardiste, aq pak të pranishme në poezinë shqipe. Me shumë gjasa, një nga këto, do të jetë synimi i ndërkalljes natyrale dhe harmonike mes poezisë dhe muzikës, duke gërshetuar sa më mirë teknikat e tyre.

Dhe kështu, erdhi një kohë që zezona që varej mbi fatin e tij, të zhdukej dalëngadalë, bashkë me pezmin e poetit, fobitë dhe ankthet e të kaluares, duke ja lënë vendin një tjetër kohe, daljes në pah të gjithë vepres poetike, një thesari të veçantë kulturor dhe mjaft të rrallë për ditët e sotme…

Ju sugjerojmë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Para
Video/ Mban hapur dyert e urbanit në udhëtim, ja si shoferi rrezikon jetën e pasagjerëve

Video/ Mban hapur dyert e urbanit në udhëtim, ja si shoferi rrezikon jetën e pasagjerëve

Sulmi me bombë ndaj Kuvendit/ I dyshuari në arrest, zyrtar i lartë në Komunën e Prishtinës

Sulmi me bombë ndaj Kuvendit/ I dyshuari në arrest, zyrtar i lartë në Komunën e Prishtinës

Thirrja për armatosje/ Taulant Balla çon Berishën në Prokurori. Ja padia..

Berisha: Shqipëria po shndërrohet në Kanabistan

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com