Eskorta e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Qafën e Muzinës në aksin Gjirokastër – Sarandë.
Siç duket në foto, është përplasur makina e policisë me një makinë tjetër.
Automjeti i policisë po shoqëronte automjetin e ministrit të Brendshëm.
Saimir Tahiri po shkonte në Sarandë për Panarin e Policisë që zhvillohet sot në qytetin bregdetar.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.