Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si po maskohet Rama pas Zahos së vogël

2016/08/12 at 11:22 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkullaku në Opinion: Projekti ligji mbron qeverinë nga akuzat

Nga Armand Shkullaku


Prej disa ditësh, një fëmijë i vogël dy vjeçar, Zaho Rama, është bërë personazhi kryesor i serialit veror të babait të tij. Një herë shfaqet duke notuar, njëherë duke pikturuar, një herë duke kënduar, një herë duke darkuar…, duke i lënë vazhdimisht në ankth shikuesit se çfarë do të bëjë në serinë e ardhshme. Ku do të jetë Zaho këtë radhë, po babai i tij, çfarë do të ndodhë mes tyre gjatë ditëve të nxehta të verës? Ndodhitë e 2-vjeçarit po përcillen me entuziazëm nga mediat e babait të tij, të cilat janë më të gëzuara se sa vetë Zaho, kur ai mëson notin apo ha kallamarë të skuqura në Himarë.

I gjithë ky skenar për ta paraqitur veten si një yll i show bizit, duket i tepërt për një kryeministër. E tepërt po ashtu të lëvizësh kudo me fotografë nga pas, edhe në ditët e pushimeve, për të të kapur në ca poza si pa mendje, ku udhëheqësi shfaqet si njeri i zakonshëm, një baba si gjithë të tjerët, një prind i dashur. Madje, fiks si starët e Hollivudit, të cilët bëjnë kujdes që krijesat e tyre të pafajshme të mos i ekspozojnë me fytyrë, paçka se e gjitha është një lojë në funksion të famës dhe suksesit. Edhe Zaho, sipas regjisë së babait të tij, duket vetëm nga pas. Aq sa i duhet regjisorit për një film që shkon përtej pushimeve verore babë e bir.

Përse duhet t’i postojë në publik fotografitë intime me të birin një politikan, një kryeministër? Nëse është një shprehje dashurie atërore, a nuk do të ishte më mirë të përjetohej në familje, mes njerëzve të dashur dhe jo t’u demonstrohej të gjithëve? Zakonisht ka diçka që nuk shkon me ata të cilët duan që jetën e tyre personale, për më tepër momentet më fëmijët, t’i bëjnë lajme mediatike. Madje duke iu servirur këtyre të fundit çdo ditë nga një foto të re, sipas një kalendari të përcaktuar më parë. Atëherë ky nuk është manifestimi i një dashurie të papërmbajtur, që nuk e ruan dot vetëm për vete, por një plan për t’i servirur publikut imazhe të menduara mirë për një qëllim të caktuar.

Edi Rama nuk është kapur nga paparacët ndërsa pushon me të birin. Ai ka pozuar dhe i ka përzgjedhur vetë fotot që ia ka hedhur publikut. Kjo është vera e fundit e mandatit të tij katër vjeçar dhe fushata elektorale është në prag. Babi Edi nuk është siç duket në foto, pra në përkushtim të djalit të tij të vogël, por është djali në funksion të babait. Dikush që është i përkushtuar në një raport të tillë, nuk e ka mendjen tek albumi fotografik që do të nxjerrë në publik, por thjesht e shijon atë në intimitetin e tij. Në këtë rast, Zaho është kthyer në personazh sepse i duhet babait të tij.

Edi Rama, nëpërmjet këtyre fotove, kërkon të japë mesazhe politike, jo romantike. Ai do të tregojë se është një prind i devotshëm, i kujdesshëm, i dashur. Që nuk dëshiron të pleqërojë vetëm me Koçon pranë brigjeve të Jugut, por edhe me familjen e tij. Fotot e këtij babaxhani, që noton e lodron me fëmijën e tij, duan të zëvendësojnë imazhin e kryeministrit që shumë baballarë i dërgoi pas hekurave se nuk kishin para të paguanin energjinë për fëmijët e tyre. Të atij që bërtiste dhjetë herë në ditë fjalën burg, që dërgonte skuadrat e policisë për të ndëshkuar e të INUK për të shkatërruar. Që rriste taksat, që dënonte të varfërit, që nuk bëri asgjë për njerëzit në nevojë.

Tani që zgjedhjet po afrojnë, Edi Rama ka nisur të stisë pamjen tjetër me të cilën do të synojë të manipulojë shqiptarët. Të atij që fal gjobat, rrit pensionet, ul taksat, mbyll njërin sy kur shkelet ligji e lulëzon droga, tërheq taborët e reprezaljeve tatimore, që nuk flet për burgje e ndëshkime, po për futboll e vizatime.

Pasi ka dështuar në premtimet e vitit 2013, Rama kërkon të nxisë kompasionin dhe jo refleksionin tek votuesit shqiptarë. Prandaj edhe seriali i tij veror është në funksion të pastër elektoral. Ai do të duket prindi, babai, bashkëshorti i dashur, për të projektuar tek publiku udhëheqësin e ndjeshëm, të kujdesshëm, që mendon për qytetarët e tij. Që dështimet e tij t’i paraqesë si pamundësia e një njeriu të mirë që përpiqet dhe jo si rezultat i një qeverisje të paaftë dhe të motivuar vetëm nga përfitimi. Ai kërkon të mos gjykohet, por të pranohet. Sepse edhe nëse s’ka bërë asgjë në tre vite e ca, jo se nuk ka dashur, por nuk ka mundur. Nuk e kanë lënë. Herë Sali Berisha, herë Ilir Meta, herë gjyqtarët e korruptuar, herë këneta mediatike e herë fronti i madh i së keqes 25 vjeçare.

Edi Rama po meremeton këtë imazh të ri me të cilin do të na paraqitet në zgjedhjet e ardhshme. Dhe Zaho dy vjeçar, nuk ka si ta dijë se fotot e tij këtë verë janë thjesht një kolazh në tablonë që po përgatit i ati. /Lapsi

Etiketa: komentramaShkullakuZaho


Ju sugjerojmë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Para
Barcelona: Ja pse hoqëm dorë nga blerja e Paul Pogba

Barcelona: Ja pse hoqëm dorë nga blerja e Paul Pogba

Afrim, por jo më tepër…

Afrim, por jo më tepër...

Ja kush ishin fituesit dhe humbësit e këtij sezoni turistik

Ja kush ishin fituesit dhe humbësit e këtij sezoni turistik

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Qershor, 2025

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku...

Lexo më shumë

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
6 Qershor, 2025

Në vijim të planit të masave për “Shqipëri–Serbi”, policia e shtetit bën njoftimin për mbarëvajtjen e ndeshjes. Konkretisht, rruga nga...

Lexo më shumë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
6 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka arrestuar një 42-vjeçar me qëllim ekstradimin, pasi ishte i dënuar nga autoritetet italiane,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com