Studimet e fundit kanë treguar se femrat janë më të prirura që të tradhtojnë gjatë stinës së verës
Sipas studimeve, 7 nga 10 gra shikojnë për të gjetur të dashur online gjatë muajve të verës.
Dhe, më shumë se nga 5 anëtarët e gjinisë së ‘drejtë’ ndjejnë dëshirën për të dashur gjatë pushimeve.
Studimi i cili ka përfshirë më shumë se 4400 burra dhe gra bëri me dije se dashuritë verore, veçanërisht llojit të mashtrimit, mund të kryhen nga zonjat epshore se sa nga meshkujt, kur nxehet koha.
Sondazhi i kryer nga VictoriaMilan, ëebsite për vendtakime, ku njerëzit e shfrytëzojnë për të mashtruar gjatë verës, pyeti 2821 meshkuj dhe 1654 femra për joshjet e tyre.
61 përqind e meshkujve thanë se ndihen më të nxehtë se moti dhe duan një të dashur të re, ndërsa 82 e femrave thanë se duan një të dashur të ri gjatë verës.
7 nga 10 femra thanë se rrisin flirtimet e tyre në internet, ndërsa gjysma e meshkujve thanë se kërkojnë për një partner online.
Edhe meshkujt edhe femrat mashtruese pranuan se duhet të rregullojnë ndërlidhjet në mes të seksit të fshehtë me të dashurit dhe familjes.
Studimi sugjeron se femrat janë më të organizuara se meshkujt kur është fjala për mashtrim, me 84 përqind që thanë se është e domosdoshme, krahasuar me 71 përqind të meshkujve të pabesë./ Express