Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët, ne hipokritët e pandreqshëm!

2016/08/07 at 10:05 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptarët, ne hipokritët e pandreqshëm!

Nga Manjola Bregasi
Më duket se gjithë të këqijat ne shqiptarëve na vijnë nga hipokrizia. Nuk di nëse është sëmundje e re apo e trashëguar, por mungesa e sinqeritetit dhe të vërtetës, shpesh me veten po aq sa edhe me të tjerët duket se po na vret çdo ditë nga pak, ndërsa kërkojmë që shkaqet t’i gjejmë tek politika, tek sistemi që nuk funksionon, tek komshiu që ka ca lekë më shumë, tek shitësi i lagjes që na pa shtrembër…e nuk di se ku. Të bëj moral? Nuk e kam aspak qëllim. Të ndaj një shqetësim? E kam detyrim qytetar, përtej atij profesional.
E keni vënë re, kur në rrjetet sociale apo portale postohet fotografia ose rasti i një fëmije apo familjeje që kanë nevojë për mbështetje? Më shumë se sa mbështetja, në komentet e njerëzve shihet sensibilizimi, që përfundon me një like, ose “Zoti/ Allahu të shpëtoftë”. Duket se këtu detyra jonë patriotike, si njerëz, si qytetarë apo si nuk di çfarë …mbaron këtu, me një like ose lutje nga tastiera. Fatkeqësisht, publikime të tilla marrin “like” dhe komente pa fund, por ndihmesa fare të vogla.
Nëse më thoni, që jemi popull i varfër, që nuk kemi mundësinë t’i ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë, po ju sjell një rast tjetër:
Më kujtohet kur në fillim të vitit, në një fushatë që nisi për dhurimin e gjakut në Klinikën KEIT, në rrjetet sociale me qëllim senzibilizimin e shoqërisë, shpërndaheshin raste të fëmijëve talasemikë që kishin nevojë për gjak. Raste realë, që edhe sot vazhdojnë të jenë në nevoja për gjak.
90% e komentuesve ishin të sëmurë, anemikë, nënpeshë apo larg Shqipërisë dhe e kishin të pamundur të dhuronin, por ama kishin gjithë dëshirën e mundshme të komentonin me fjalët: “sa gjynah zemra e vogël, Zoti e ndihmoftë”… Këtu misioni ynë prej njerëzish xhentilë, përfundon.
Nuk kam ditur t’i jap përgjigje sjelljes qe shoqëroi indinjatat sociale për çështje të ndryshme, që nga dhuna e gruas në mes të rrugës në Vlorë e deri tek dhuna e fëmijëve në kopshtin e Anjeza Shabanit. Rrjetet sociale shpërthyen nga njerëzit e ndjeshëm, që e kundërshtuan dhunën me forcë. Por kur disa organizata apo nisma civile, kërkuan të manifestonin për këto kauza, në shesh nuk u mblodhën më shumë se 50 njerëz.
Por ka akoma. Në portalin e Opinion.al, postojmë edhe lajme nga ato që ne i quajmë rozë, të lehta, show bizi, thashetheme, dieta apo jeta seksuale. Por shpesh, për të mos thënë gjithmonë, komentet e atyre që na ndjekin janë negative, ankohen se nuk duan të lexojnë “lajme të tilla”, se nuk duan të dinë për seksin, se njerëzit vujanë e janë pa bukë, kurse ne kemi kohë për “lajme të tilla” etj, etj.
Në fund të ditës, “lajme të tilla” rezultojnë çuditërisht më të lexuarat. A thua se lexuesit dhe komentuesit, vijnë nga dy botë krejt të ndryshme, por për fat të keq, janë po ata.


Sjell në mendje kur së fundi në përgatitjen e një emisoni “Opinion”, na duhej të krijonim një panel për raportet e shqiptarëve me seksin. E vështirë, për të mos thënë e pamundur të gjenim një vajzë të re dhe mendjehapur që të vinte e të behej pjesë në këtë panel. E konsideronin temë jo dinjitoze, jo të ndershme, jo serioze shumë nga ato vajza që në rrjetet sociale nuk e kanë aspak problem të dalin gjysmë të zhveshura e të tregojnë sa “të pakompleksuara” janë me hiret e tyre. Ndërkohë, njerëz të pjekur dhe intelektualë të mirëfilltë, që në fushat e tyre kanë krijuar emër dhe reputacion janë të hapur dhe bëhen pjesë e paneleve të tilla, pa më të voglin hezitim.
Kujt po ja hedhim? Kam përshtypjen që shpesh gënjeshtrat tona i besojmë edhe vetë ne, hipokritët e një shoqërie që tashmë të flasë ndryshe nga sa mendon e të veprojë ndryshe nga sa flet, e ka kthyer në mënyrë jetese.

Etiketa: hipokriteManjolashqiptarette pandreqshem


Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

1 Gusht, 2025 10:46 pm
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

1 Gusht, 2025 9:39 pm
Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
Bota

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

1 Gusht, 2025 9:14 pm
Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët
Life Style

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

1 Gusht, 2025 8:29 pm
Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?
Rajoni

Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

1 Gusht, 2025 8:01 pm
“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka
Bota

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka

1 Gusht, 2025 7:31 pm
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth
Aktualitet

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth

1 Gusht, 2025 6:51 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

“Po punojmë për të ushqyer njerëzit’në Gaza”, Trump: Të kishte ndodhur kohë më parë

1 Gusht, 2025 6:42 pm
Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
Bota

Kamboxhia do të nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

1 Gusht, 2025 6:14 pm
Para
Lamtumirë kancerit, po vjen vaksina që e shëron sëmundjen 

Lamtumirë kancerit, po vjen vaksina që e shëron sëmundjen 

Sarandë, gjendet e pajetë turistja norvegjeze 

Sarandë, gjendet e pajetë turistja norvegjeze 

Prekëse/ Historia e shqiptarit, që u mbajt 2 vjet në burgun amerikan pa akuzë 

Prekëse/ Historia e shqiptarit, që u mbajt 2 vjet në burgun amerikan pa akuzë 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
1 Gusht, 2025

Ky përparim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vjen më pak se një ditë pasi Donald Trumpi vendosi tarifa prej...

Lexo më shumë

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
1 Gusht, 2025

Finem sapo ka hedhur në story një video që ka ngritur në këmbë gjithë rrjetin. Ai shfaqet krah një vajze...

Lexo më shumë

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
1 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajone pranë Rusisë, si...

Lexo më shumë

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
1 Gusht, 2025

Brazilianët në Sao Paolo protestuan kundër tarifave të presidentit amerikan Donald Trump përpara ambasadës.amerikane Vendi përballet me një nga normat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com