Gazetari Blendi Fevziu i ka lexuar Ilir Metës në studio një sms të deputetit socialist Eduard Ndocaj, që shkruante se “kam marrë një nismë për rrëzimin e puçistit Meta me firma”.
Por Meta e ka injoruar plotësisht sms-në dhe deputetin, duke thënë se nuk e njeh këtë person.
“Kush është ky? Unë nuke njoh farë atë zotëri. Nuke kam parasysh cili është ai”- tha kreu i Kuvendit.