Aktualitet

Masat anti-COVID, policia: Gjobiten 453 qytetarë në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:44 - 21/01/21 |
Semiljana Azizi

Autoritetet e policisë vijojnë monitorimin e masave antiCOVID.  Policia e Shtetit informon se gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me gjobë 453 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, në të gjithë vendin, efektivët e policisë kanë gjobitur me 3.000 lekë, 453 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Ndërsa, janë shoqëruar në ambientet e komisariateve në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit.  Pasi janë identifikuar ata janë gjobitur me 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë./Opinion.al

Pas