Letrën publike që i ka drejtuar Kreut të Opozitës Lulzim Basha, lidhur me Reformën në Drejtësi, Kryeministri Rama ka zgjedhur ta mbyllë më një urim për kundërshtarin e tij.
Rama i uron Bashës ditëlindjen e vajzës së tij.
“Duke Ju uruar gëzuar ditëlindjen e vajzës Suaj, dua të nënvizoj këtu në fund, se jam gati të mbështes pa asnjë vërejtje, çdo propozim që Ju do të bëni, për ta kaluar me sukses këtë reformë jetike e për ta shpëtuar vendin nga njollosja e pashmangshme dhe rreziku real i regresit demokratik në rast dështimi”– përfundon Rama.