Të hënën do të nis në televizionin Klan, programi i dashur muzikor “Maratona e këngës popullore”. Ky spektakël do të startojë në qytetin e Elbasanit dhe prezantuese do të jetë, aktorja dhe modelja, Klea Huta.
Pas përfundimit të talent shout për fëmijë, “Gjeniu i vogël”, Klea rinis një tjetër projekt me Tv Klan po këtë herë një format krejt të ri. “Është një eksperiencë e re dhe krejt ndryshe nga ato që kam bërë deri tani. Nuk është shumë e lehtë të prezantosh përpara një publiku të madh, siç ndodh në Maratonën e Këngës popullore”, thotë për Opinion.al
E pyetur nëse ka emocione bukuroshja e ekranit thotë, “deri tani jo, uroj të jem kështu edhe të hënën”.
Maratona e këngës popullore do të vijë nën regjinë e Bledi Laços dhe skenar të Pandi Laços.