Tom Doshi duket se kësaj radhe do të investojë për partinë e tij dhe jo më për PS. Po kështu një tjetër deputet-biznesmen që pati hedhur shumë para për PS në zgjedhjet e 2013, kërkon të bëhet faktor dhe të mbetet në politikë. Bëhet fjalë për Eduard Ndocajn, i njohur gjerësisht me nofkën “kaubojsi”.
Burime konfidenciale pranë tyre, thanë se po punohet për strukturimin e një lëvizje që do të quhet “Liga e Veriut” dhe deri në zgjedhjet e ardhshme me gjasa do të jetë një parti e mirëfilltë e regjistruar në KQZ.
Nuk dihet ende se kush do ti bashkohet tjetër lëvizjes, por të dy deputetët kanë nisur tashmë një minifushatë në Lezhë dhe Shkodër, dy zonat nga ata vijnë. Pritet, thonë burimet, që tu bashkohet edhe figura të tjera të njohura, por emrat e tyre ende nuk përmenden, pasi bisedimet vazhdojnë.
Kjo forcë politike do të ketë për qëllim të marrë vota të majta dhe kryesisht ato të LSI. Dihet tashmë qendrimi i Doshit dhe Ndocajt, kundër Ilir Metës. Liga e Veriut do shtrihet edhe në qarqe të tjera, si Dibër e Kukës, etj. Pranë kësaj lëvizje mund të bashkohen edhe partitë kristian-demokrate, por kjo ende e pakonfirmuar. /Opinion.al