Turqia ka triumfuar në ndeshjen e fundit të grupit D.
Kombëtarja turke triumfoi në stadiumin Stade Bollaert-Delelis kundër Çekisë me rezultat 2:0.
Ky rezultat ka bërë që Turqia të rritë gjasat për kualifikim në 1/8 e finales së Euro 2016, ndërsa kombëtarja shqiptare, tashmë ka mundësi minimale të kalojë fazën e grupeve.
Pas sulmeve të njëpasnjëshme, Turqia arriti të shënoi golin e parë në takimin që ‘ishte jetë a vdekje’, transmeton Telegrafi.
Burak Yilmaz ka kaluar në epërsi kombëtaren turke. Sulmuesi realizoi në minutën e dhjetë kundër Republikës së Çekisë pas një pasimi të saktë të Emre Mor. Në vazhdim të 35 minutave më nuk pati gola dhe kështu, 45 minutshi i parë përfundoi me epërsi minimale të të besuarve të trajnerit turk, Fatih Terim.
Edhe në pjesën e dytë Turqia vazhdoi me sulme dhe kjo i solli edhe golin e dytë.
Ishte një sulm mirë i përgatitën para se të arrihet epërsia e dyfishtë. Pas një pasimi të saktë të Mehmet Topal, brenda zonës së rreptësisë së çekëve mirë u gjet Ozan Tufan, i cili me një goditje të fuqishme mposhti portierin, Petr Cech.
Në vazhdim të takimit, megjithëse çekët e kërkuan rrugën e golit, këtë nuk ia arritën dhe kështu, Turqia triumfoi me rezultat 2:0. /Telegrafi/