Paul Pogba mund të dënohet për shkak të një gjesti të bërë gjatë ndeshjes me Shqipërinë.
Gjatë ndeshjes së mbrëmjes së djeshme në Marsejë mes Francës dhe kombëtares tonë, Pogba ka bërë xhestin e “çadrës” që është një shprehje racizmi në botën e futbollit.
“Nëse ka bërë me të vërtetë një gjest, atëherë duhet që të dënohet, por unë në fakt dhe ndershmërisht ju them se nuk kam parë dhe bërë asgjë”, ka thënë ministri i Sportit të Francës, Thierry Braillard.
Por nga pamjet televizive duket gjithçka ndryshe, gjesti i Pogba që i është drejtuar tifozerisë shqiptare.
Ndërkaq agjenti i Pogba, Mino Raiola ka hedhur gjithçka poshtë duke thënë se gjithaçka ishte një budallik dhe nuk ka asgjë të vërtetë në këtë.
“Nuk ka bërë asnjë gjest të çadrës pas ndeshjes, këto budalliqe duhet që të marrin fund. Jemi të përqendruar në gjëra të tjera e jo në këto “urrejtje”, është shprehur agjenti, Mino Raiola për Tuttosport.com. /SYRI.net