Policia ka arrestuar personin që vodhi makinën e përdorur nga vrasësit në atentatin ndaj Denis Kasajt më 8 janar të këtij viti në Fier.
I arrestuari është Sokol (Edvin) Cali 41 vjeç nga Lezha. Autorët përdorën një makina tip Toyota me targë ‘AA 587 KF’ e cila rezulton të jetë vjedhur në qytetin e Lezhës.
Denis Kasaj u qëllua teksa udhëtonte me makinë në Fier, ndërsa të plagosur mbetën Kelmend Kastrati dhe Elton Margaritari