Ish banori i Big Brother Albania, Kreshnik Husaj ka reaguar pas aderimit të Vesel Kurtishajt në PDK.
Veseli, fituesi i edicionit të fundit të Big Brother Albania është bërë anëtar i Partisë Demokratike dhe ka zgjuar reagimin e menjëhershëm të ish banorit tjetër, i njohur si Kika, shkruan GazetaExpress.
Kika e ka quajtur homoseksual Veselin duke thënë se këtë e ka bërë si mënyrë për t’u përfaqësuar komuniteti LGBT.
Për Gazetën Express, Veseli fillimisht ka thënë se nuk e njeh Kikën, të cilin më vonë e quajti njeri me probleme mendore.
“Nuk kam pse të merrem me deklaratat e një njeriu me probleme mendore. I uroj shërim të shpejtë”, ka thënë Kurtishaj.
Ndryshe Kika dhe Veseli ishin banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në edicionin e tetë./GazetaExpress/