Se si grabiten makinat në mbrëmje në rrugët e Tiranës, tani nuk është më thjesht një legjendë urbane, por një realitet të cilin posedues të ndryshëm të automjeteve, jo vetëm e denoncojnë në komisariatet e policisë, por na e sjellin edhe në redaksitë e lajmeve. Opinion.al ju sjell pikërisht një moment të tillë, ku vetëm dy netë më parë pranë shkollës Vasil Shanto, kamerat e sigurisë kanë regjistruar një hajdut makinash, i cili siç na bëhet e ditur, ka ç’montuar kasetofonin e makinës së tipit Smart. Sipas denoncuesit kjo nuk është hera e parë që ndodh një dhunim i tillë i makinave në këtë zonë. Pasi edhe atij vetë i është dëmtuar makina. Për më shumë ndiqni videon se si grabitësi afrohet në zonën ku ndodhet të parkuara makinat dhe fillon nga puna….