Në lidhje me sigurinë rrugore në Shqipëri, gazetari Fatos Hakorja tha në lidhje me aksidentin tragjik që ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Golem, se ka një vendim të prerë të gjykatës që i drejtohet Autoritetit Rrugor Shqiptar, madje, është ky institucion që e ka çuar në apel vendimin e Gjykatës së Tiranës së shkallës së parë, pra është ky autoritet që ka qenë i interesuar sipas dokumentacionit që të mbyllet.
“Por edhe pse me një vendim të formës së prerë, ky institucion nuk e mbylli, arsyeja se pse nuk e mbylli ka një lidhje politike, e cila po hetohet. Për shkak se, personi që është në konflikt me Autoritetin Rrugor Shqiptar, është babai i një drejtori të rëndësishëm në Ministrinë e Transporteve”, tha Hakorja në Opinion.