Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuriozitete/Ja sa gjëra mund të kuptoni vetëm nga zëri i një personi

2016/05/22 at 2:30 AM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
Kuriozitete/Ja sa gjëra mund të kuptoni vetëm nga zëri i një personi

Mbase në fillim do t’i shihni me dyshim katër gjërat që mund të kuptohen nga zëri i një personi! Por në të vërtetë, vetëm nëpërmjet zërit ne arrijmë të marrim shumë informacione. Ja se cilat janë ato…


Vetëm duke dëgjuar zërin e një personi që njohim, ne e identifikojmë atë pa qenë e nevojshme ta shikojmë. Zëri është një nga karakteristikat e veçanta të njeriut, e çdo njëri prej nesh, dallohet nga tonaliteti i tij. Nëpërmjet tingullit që një njeri bën, mund të zbulohen disa karakteristika.

Mosha
Nga zëri i një personi mund të identifikohen gjëra të ndryshme: një nga këto është edhe mosha! Po pikërisht, kështu! Sipas një studimi të bërë në vitin 2014, studiuesit u kanë kërkuar 97 personave që të dëgjonin zërat e 100 njerëzve të tjerë të moshave nga 2 deri në 67 vjeç.

Në shumicën e rasteve, personat e marrë në eksperiment kanë mundur të zbulojnë moshën e vërtetë të personave të tjerë, nga ana tjetër e telefonit. Madje, ky studim, është publikuar në një revistë të njohur shkencore sociologjike e psikologjike.

Gjatësia
Sipas një studimi të prezantuar në një mbledhje shkencore vitin e kaluar, vetëm pak fjalë të shqiptuara me zë të lartë nga dy bashkëbisedues në telefon, do të mjaftonin për të përcaktuar se cili nga dy folësit është më i gjatë. Ashtu siç raportohet nga ky studim, çelësi për të deshifruar këtë karakteristikë fizike është intonacioni i zërit, sepse personat më të gjatë kanë një zë me një ton më të thellë.

Sensualiteti
E pabesueshme, por e vërtetë! Sipas një studimi tjetër, të publikuar në një revistë të njohur të vitit 2013, sensualiteti i një personi mund të njihet nga zëri i tij. Duket se meshkujt preferojnë femrat me një zë më të mprehtë, që zakonisht përputhet me një trup më të hollë. Ndërsa femrat preferojnë meshkujt me zë të thellë, sepse duken padyshim më burrëror. Ndërkohë ekziston edhe një studim tjetër, i vitit 2011, i publikuar në të njëjtën revistë, sipas së cilës burrat me një zë më të ulët kanë spermatozoidë me cilësi inferiore në krahasim me ata që kanë një zë më të lartë!

Orientimi seksual
Psikologët në Universitetin e Ohajos në SHBA besojnë se madje nëpërmjet zërit mund të identifikohet edhe orientimi seksual i bashkëbiseduesit, për shembull nëse ai është apo jo homoseksual, është mashkull apo femër! Vullnetarët e një eksperimenti, në fakt, kanë mundur të zbulojnë nëse një person ishte gej ose heteroseksual në 75 për qind të rasteve!

Zëri zbulon karakterin e njeriut

Në zërin e njeriut mund të perceptojmë gjurmë që shfaqen shumë më tepër se ç’presim realisht, që na ndihmojnë ta deshifrojmë karakterin e tij. Nëse një njeri flet me zë të ashpër, sipas të gjitha gjasave edhe karakteri i tij është i ashpër, pohojnë studiuesit. Ata pretendojnë se edhe forca fizike e një mashkulli, mund të konstatohet nëpërmjet zërit të tij. Mjafton të dëgjojmë disa tinguj të zërit të dikujt për të pasur një pasqyrë të përafërt për karakterin e poseduesit të atij zëri. Kjo ishte edhe mënyra se si u realizua ky hulumtim, me anë të të cilit është vërejtur se zëri dhe pamja fizike, mund të zbulojë karakterin e atij njeriu. “Në zërin e njeriut mund të perceptojmë gjurmë që shfaqen shumë më tepër nga sa ne mund të dimë, që na ndihmojnë ta deshifrojmë karakterin e tij. Zëri mund të zbulojë se për çfarë burri bëhet fjalë, i fortë apo i dobët”, tha mjeku Aron Shell i cili e udhëhoqi studimin.



Ju sugjerojmë

Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë
-Jetë dhe Stil

Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë

4 Korrik, 2025 1:53 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 4 korrik 2025

4 Korrik, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:12 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 1 korrik 2025

1 Korrik, 2025 8:10 am
Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!

30 Qershor, 2025 7:03 pm
Me një spektakël magjik mode/ Muza Competition 2025 mbyll edicionin e saj të katërt
-Jetë dhe Stil

Me një spektakël magjik mode/ Muza Competition 2025 mbyll edicionin e saj të katërt

30 Qershor, 2025 2:21 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:09 am
Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

23 Qershor, 2025 8:21 pm
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:29 am
Para
Rikthehet historia e Marjan Rrokut, intervista e fshehtë e Xhungës

Marjan Rroku ndryshon dëshmi: Dita e vrasjes dhe biseda me Klosin

Rikthehet historia e Marjan Rrokut, intervista e fshehtë e Xhungës

Rikthehet historia e Marjan Rrokut, intervista e fshehtë e Xhungës

Prokurori Arben Dollapaj: Si më interrnoi Adriatik Llalla

Tritoli te farmacia e Tahirit/ Llalla heton prokurorët që liruan Gjutajt

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
6 Korrik, 2025

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të dielën se shpreson që takimi i tij i ardhshëm me presidentin Donald Trump...

Lexo më shumë

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
6 Korrik, 2025

Një 65-vjeçar humbi tragjikisht jetën pasditen e së dielës në Kukës, si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja ndodhi...

Lexo më shumë

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
6 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish pasditen e sotme lidhur me zaptimin e hapësirave publike nga subjektet e...

Lexo më shumë

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
6 Korrik, 2025

Policia e Shkodrës dhe ajo e Lezhës kryen kontrolle për nivelin e zhurmave në zonat e Velipojës dhe Shëngjinit me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com