Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbardhur emrat e funksionarëve publik që nuk kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, pjesë e procesit të dekriminalizimit. Në faqen zyrtare të KQZ-së janë publikuar vetëdeklarimet e deputetëve, ministrave dhe kryetarëve të bashkive në vend.
Formularin e vetëdeklarimit nuk e kanë dorëzuar 49 anëtarë të Këshillave Bashkiak. Por nga të dhënat rezulton se Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi është hetuar dhe arrestuar nga organet ligj-zbatuese italiane.
Edhe kryetari i bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i dënuar nga Prokuroria e Firences. Po ashtu kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi në Gjermani. Pjesë e listës është edhe Adriatik Zotkaj, kryetar i bashkisë së Poliçanit i dënuar nga drejtësia shqiptare.
1/ Vetëdeklarimi i Elvis Roshit të Kavajës
2/ Vetëdeklarimi i Artur Bushit të Krujës