Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vlora Çitaku përplaset me Daçiç në Këshillin e Sigurimit të OKB

2016/05/17 at 12:02 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vlora Çitaku përplaset me Daçiç në Këshillin e Sigurimit të OKB

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti sot diskutimin e radhës për Kosovën, ku përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit, paraqitën pikëpamje shumë të ndryshme për gjendjen në Kosovë, duke nxjerrë kështu në pah se marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë të vështira.

Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku u përqendrua tek arritjet e fundit diplomatike të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në UEFA dhe FIFA dhe propozimin për liberalizimin e vizave, duke thënë se ato do të hapin mundësi të reja për qytetarët e Kosovës.

Ajo denoncoi reagimin e zyrtarëve të lartë të Serbisë ndaj këtyre zhvillimeve, duke thënë se një reagim i tillë që kërkon t’u mohojë të rinjve të Kosovës mundësinë për të konkurruar në shkallë botërore. Ajo tha se rruga e Kosovës drejt integrimit në institucione ndërkombëtare dhe perspektiva evropiane e saj, është e pakthyeshme.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, u përqendrua tek gjendja e sigurisë e serbëve dhe pakicave të tjera joshqiptare në Kosovë, duke thënë se kushtet e sigurisë për ta janë shqetësuese dhe të drejtat e tyre shkelen. Zoti Daçiç e portretizoi gjendjen si mungesë vullneti dhe dobësi në qeverisje, duke përmendur edhe situtën e brishtë politike në Kosovë.

Një nga pikat ku ministri Daçiç dhe ambasadorja Çitaku paraqitën variante që binin ndesh me njëri-tjetrin, ishte çështja e ekstremizimit.

Zoti Daçiç, tha se gjendja e sigurisë në Kosovë, rëndohet edhe më shumë nga ekstremizmi dhe radikalizimi në rritje dhe tha se shifrat zyrtare janë më të vogla se ato aktuale.

Ndërsa ambasadorja Çitaku u përqendrua tek përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për ta luftuar këtë dukuri dhe kritikoi Serbinë se po përpiqet ta paraqesë Prishtinën nën një frymë që nuk përputhet me aspiratat e saj evropiane.

Të dy vendet shprehën angazhimin për të zbatuar marrëveshjet megjithëse me rezerva për angazhimin e palës tjetër.

Ndërkohë përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, zëvendës ambasadori i delegacionit amerikan në OKB, David Pressman u bëri thirrje vendeve të Kombeve të Bashkuara që nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin atë.

Ai kërkoi zvogëlimin e pranisë së UNMIK-ut në Kosovë dhe që takimi tre mujor për përparimin atje të kthehet në në mujor.

Ju sugjerojmë

FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë
Aktualitet

FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë

19 Qershor, 2025 9:05 am
Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet
Aktualitet

Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet

19 Qershor, 2025 8:55 am
Peshku, qumështi, mishi dhe patatja me rritjen më të lartë të çmimeve në prill
Aktualitet

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

19 Qershor, 2025 8:50 am
Izraeli raporton për dëme të mëdha në një spital pas sulmeve iraniane
Bota

Izraeli raporton për dëme të mëdha në një spital pas sulmeve iraniane

19 Qershor, 2025 8:38 am
Çfarë ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?
Bota

Çfarë ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

19 Qershor, 2025 8:30 am
Banorë të Teheranit dhe Jerusalemit rrëfehen për jetën mes përshkallëzimit të luftës
Bota

Banorë të Teheranit dhe Jerusalemit rrëfehen për jetën mes përshkallëzimit të luftës

19 Qershor, 2025 8:27 am
Bien shtrimet në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji
Aktualitet

Bien shtrimet në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji

19 Qershor, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 19 qershor 2025

19 Qershor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 19 qershor 2025

19 Qershor, 2025 8:12 am
Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
-U tha në Opinion

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

18 Qershor, 2025 11:41 pm
Para
Video/ Pitbulli: Bleona për ty do të thyeja arkën e shtetit

Video/ Pitbulli: Bleona për ty do të thyeja arkën e shtetit

Çani i kërkon Adelinës të kthehet pak mbrapa…

Çani i kërkon Adelinës të kthehet pak mbrapa...

S’do ta arrestoja Shukriun, ka zullumqarë më të mëdhenj

S'do ta arrestoja Shukriun, ka zullumqarë më të mëdhenj

Please login to join discussion

TE FUNDIT

FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë

FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë
19 Qershor, 2025

FAST Albania ka kontribuon në një tjetër operacion të rëndësishëm ndërkombëtar, të koordinuar nga rrjeti ENFAST. Falë informacionit të siguruar...

Lexo më shumë

Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet

Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet
19 Qershor, 2025

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, vijon edhe sot në Tiranë, me vëmendje të lartë...

Lexo më shumë

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

Peshku, qumështi, mishi dhe patatja me rritjen më të lartë të çmimeve në prill
19 Qershor, 2025

Alesandro, turist nga Italia, duke dalë nga një supermarket në Tiranë. I pyetur për çmimet, ai shprehet disi i zhgënjyer,...

Lexo më shumë

Izraeli raporton për dëme të mëdha në një spital pas sulmeve iraniane

Izraeli raporton për dëme të mëdha në një spital pas sulmeve iraniane
19 Qershor, 2025

Një spital në jug të Izraelit ka pësuar goditje direkte nga një raketë iraniane të enjten, teksa zyrtarët raportuan për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com