Më në fund Jona Dervishi, zëdhënësja e Federatës Shqiptare të Futbollit, ka reaguar kundrejt deklaratës së deputetit demokrat Sali Berisha, që në një postim në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, e ka etiketuar si “ndrikull dhe magjistare bastesh”.
Zëdhënësja ka komentuar në një postim të anëtarit të Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishaj, ku ai shfaqet në një foto bashkë me kreun e federatës Armando Duka.
Komentet
“Apapa sa bukur! Të fala shefit”, komenton Jona.
“Patjetër o ‘bastexhie’”, ia kthen Arben Dervishaj.
“Hahaha, më thuaj kë ndeshje do, të jap direkt rezultatin me magji!”, përgjigjet Jona e cila e shoqëron frazën e saj me një nga ikonat që përdoren në rrjete sociale për të shprehur shakanë apo ironinë.
“Sa del Braka me Babrunë”, shkruan Arben Dervishaj.
“Vëre ‘X’”, i shkruan Jona.