31 marsi i vitit 2015 e gjeti familjen e Elton Çiçës, në lagjen “Demokracia” të Tepelenës, nën dhunën e tre grabitësve. Babai dhe nëna e tij u keqtrajtuan nga tre persona të maskuar, të cilët arritën të merrnin 5 mijë euro.
Policia shpalli në kërkim Robert Ramën dhe Elvis Imerajn. Tre muaj pas ngjarjes, më 11 qershor të viti të kaluar kur Robert Rama ishte në kërkim policor, ai ekzekutohet në një lokal në zonën e ish –kënetës në Durrës.
Një muaj më vonë, më 8 korrik, Ervis Imerajt i vendoset një sasi prej 600 gr tritol në mjetin e tij. Eksplozivi nuk shpërtheu pasi Imeraj e pa përpara se të lëvizte makine. Por më 9 dhjetor, hidhet në erë makina e vëllait të Ervisit, Elton Imeraj, oficer i Policisë Ushtarake, i cili mbeti i gjymtuar.
Pas ngjarje Elton Imeraj deklaroj në media se një nga autorët e grabitjes në Tepelenë, ka qenë shoku i vëllait të tij Ervisit. Sipas tij vëllain e kishin kërcënuar dhe më pas ai u arrestua për moskallëzim krimi.
Policia nuk pati asnjë të arrestuar për këto ngjarje. Me vrasjen e Elton Çiçës, hetimet duket se do të rihapen, pasi ngjarjet dyshohet të kenë lidhje me njëra-tjetrën.