Aktualitet

Dokumentet/Dhjetëra tendera me fitues të paracaktuar mikun e Rama-Ahmetajt



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:41 - 02/05/16 |
b.f

Partia Demokratike denoncon dhjetëra tendera të OSHEE, me vlerë11 miliardë lekë të marra nga firma e preferuar e Edi Ramës, që quhet Kronos.

Deklarata e PD

10 përqind të parave të një viti, para që banda e OSHEE ia merr njerëzve duke i rrjepur edhe kacidhen e fundit, ja jep kësaj firme pra, e cila njihet mirë se ka dhe miqësi të veçantë me ministrin e avionave private, Arben Ahmetajn.

Në pjesën më të madhe të rasteve, klienti i Rama-Ahmetajt është ofertues i vetëm. Pra nuk ka garë, është gjithçka e fiksuar, çmimi është fiksuar, malli është fisksuar, fituesi është paracaktuar.

Nuk publikohet njoftimi i tenderit, por direkt lidhja e kontratës.

Në disa raste, puna madje ka nisur pa u lidhur kontrata.

Në pjesën më të madhe të rasteve, klienti i Rama-Ahmetajt merr të gjithë fondin limit, nuk kursehet asgjë nga paratë e shqiptarëve.

Të gjithë milionat për xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij.

Kjo është qeverisja e korruptuar e Edi Ramës.

Kjo është arsyeja se pse zhyten në mjerim qytetarët, teksa rritet pasuria dhe luksi i kryeministrit dhe oligarkëve të tij.

Dokument11Dokument21Dokument31

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas