Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

LETRA/ Fjalët e fundit të gruas që dyshohet se u vra nga burri

2016/04/23 at 12:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
LETRA/ Fjalët e fundit të gruas që dyshohet se u vra nga burri

“Kam kaluar momente që nuk mendoja se do i kaloja. Kam takuar persona që nuk kam menduar se do i takoja. Jam shumë e zhgënjyer”! Këto janë fjalët në një letër që është gjendur në vendin e ngjarjes ku u gjet trupi i pajetë i Suelës, gruas 39 vjeçe, nënës së tre fëmijëve.


Letra është lexuar ditën e djeshme në sallën e gjyqit nga prokurori i çështjes, ndërsa letra është gjetur nga burri i saj bashkë me trupin e pajetë të Suelës. Sadetin Sula, bashkëshorti i viktimës dhe personi i arrestuar si autori i dyshuar i asaj vrasjeje, jo vetëm që ka vijuar të kundërshtojë akuzën e vrasjes por, madje ka kundërshtuar edhe prokurorin për autenticitetin e shkrimit në letër. Sula i ka thënë gjykatës së Shkodrës se shkrimi që ishte në letër nuk i përket Suelës.

Duke mohuar këtë fakt, ndonëse ekspertët e kanë mjaft të lehtë ta vërtetojnë nga ana kaligrafike, Sadetin Sula, 47-vjeçari i vënë nën akuzën e rëndë të vrasjes së bashkëshortes, hedh idenë e një vrasjeje të Suelës. Gjithçka që ka ndodhur mes tyre mësohet se ai e ka treguar përgjatë marrjes në pyetje, ndërsa dje, në gjykatë, ka pohuar publikisht se Suelën nuk e kishte vetëm grua, por edhe shoqe. Janë një sërë dëshmish të dokumentuara nga ana e prokurorisë dhe e policisë që flasin për marrëdhënien mes tyre, ndërsa ende nuk bëhet me dije saktësisht se çfarë ka ndodhur me jetën e Suelës; u vra, u vetëvra, apo u vra nga bashkëshorti i saj, i cili tashmë gjendet brenda ambienteve të qelisë.

“U ngritëm në mëngjes dhe Suela më tha se nuk jam mirë. Kam shtrëngim në gjoks dhe jam e mërzitur për motrën për shkak të disa problemeve që kishte ajo. I thashë të mos mërzitej për të tjerët, por të shikonte familjen e vet. Kemi tre fëmijë dhe unë atë e kam patur grua, por edhe shoqe. Mes nesh ka qenë një marrëdhënie e shkëlqyer. Kemi shëtitur gjithë Evropën bashkë me fëmijët. Kërkoj që shteti të zbardhë ngjarjen si është në të vërtet. Jam gati të bashkëpunoj me drejtësinë për të ndihmuar edhe financiarisht që të zbardhet e vërteta”, ka rrëfyer i përlotur Sadetin Sula në sallën e gjyqit, ndërsa pritej të vlerësohej masa e arrestit për të. Kështu “arrest me burg” ka qenë masa e sigurisë që u dha nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për 47-vjeçarin Sadetin Sula, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Suela Sula, e cila u gjend e vdekur në tualetin e biznesit familjar, mobilieri në fshatin Melgushë, në mesditën e 19 prillit. Sadetin Sula është paraqitur para togave të zeza në gjykatën e Shkodrës mjaft i pikëlluar dhe ka mohuar kategorikisht të ketë mbytur të shoqen, siç pretendon akuza. Madje ai ka kërkuar të zbardhet e vërteta, duke afruar bashkëpunimin e tij, si dhe kontribut financiar për të zbuluar atë që ka ndodhur me të shoqen.

Prokuroria

Akuza e përfaqësuar nga prokurori Arben Smaçi ka lexuar rrëfimin e të dyshuarit Sadetin Sula, se ditën e ngjarjes nuk ka dalë në punë, por ka pirë kafe në një lokal, pastaj ka paguar faturën e energjisë elektrike. Kur ka shkuar në dyqanin e tij, në fshatin Melgushë, nuk ka gjetur asnjeri aty dhe kur ka hapur derën e tualetit ka gjetur të shtrirë në tokë bashkëshorten e tij, Suela Sula, të maviosur në fyt, ndërsa pranë kishte dhe një litar. Sadetin Sula i ka vënë duart për të matur pulsin, ndërsa në tualet ka gjetur dhe një letër ku shkruhej “kam kaluar momente që nuk mendoja se do i kaloja. Kam takuar perso- Hetimet na që nuk kam menduar se do i takoja. Jam shumë e zhgënjyer”. Sadetin Sula në seancën e djeshme gjyqësore ka deklaruar se letrën nuk e ka vënë e shoqja, pasi nuk ishte shkrimi i saj. Akuza ka paraqitur si prova faktin që sipas autopsisë dhe ekspertizës mjeko ligjore, gjurmët e gishtave në trupin e viktimës, tek pjesa e fytit janë të Sadetin Sulës, ndërsa ai ka qenë kontradiktor në deklarimet e orareve të lëvizjeve të tij ditën e ngjarjes.

Ditën e ngjarjes, punonjësit e mobilierisë kanë qenë pushim dhe për këtë janë lajmëruar nga vetë Sadetin Sula. Akuza ka paraqitur si provë dhe dëshminë e një prej të afërmeve të viktimës që ka pohuar se çifti kohët e fundit kishte mosmarrëveshje. Avokati mbrojtës Ilir Golemi ka kërkuar lirimin e klientit të tij dhe vlerësimin e paligjshëm të ndalimit, pasi, sipas avokatit, akuza nuk mbështetet në prova dhe klienti i tij është marrë në pyetje pa prani të avokatit apo psikologut, si dhe duke qenë në një gjendje shoku psikologjik pas gjetjes së vdekur të bashkëshortes së tij. Trupi i gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Irida Kacerja e ka vlerësuar të ligjshëm ndalimin e Sadetin Sulës dhe ka caktuar si masë sigurie arrest në burg. Çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Të pranishëm në seancë gjyqësore kanë qenë vetëm të afërm të Sadetin Sulës.

Prokuroria kërkon kamerat e mobilierisë

Letra që është gjendur në tualetin e biznesit të Sadetin Sulës në Melgushë të Shkodrës, që pretendohet se është lënë nga bashkëshortja e tij para se ajo të ndërronte jetë, është edhe një prej fakteve që prokuroria e Shkodrës mund të shkojë te përcaktimi i saktë i shkakut të vdekjes së gruas. Edhe pse vijohet të konsiderohet një vrasje nga ana e bashkëshortit të saj, pasi është i vetmi person i mbajtur në pranga për atë ngjarje, prokuroria në kërkesën e saj ka bërë me dije vetëm se shenjat e gishtërinjve në fytin e viktimës rezultojnë të jenë të të arrestuarit.

Sadetin Sula, biznesmeni i njohur shkodran i mobilierisë, sipas të dhënave një prej të parëve biznesmenë në Shkodër, i ka thënë prokurorit, po edhe gjykatës, se në momentin që e ka gjetur në tualet, i ka matur pulsin, për të parë nëse ishte gjallë dhe se nuk është ai autori i asaj ngjarjeje. Megjithatë të dhënat tregojnë se në biznesin ku është gjendur e pajetë gruaja ka kamera dhe verifikohet lehtësisht nëse ka lëvizur person tjetër nëpër zonë. Po ashtu, janë telefonat, të afërmit dhe fëmijët ata që do të japin informacionet e duhura për vdekjen e parakohshme të Suelës, nënës së tre fëmijëve, që ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me fatin e tyre.



Ju sugjerojmë

Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër
Aktualitet

Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër

21 Qershor, 2026 11:01 am
Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës

21 Qershor, 2026 9:03 am
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Para
Lokalet e natës, shoqërohen 12 balerina në Durrës

Lokalet e natës, shoqërohen 12 balerina në Durrës

Ndarja/ Nora dhe Roberti: Çdo lidhje i ka krizat e veta

Ndarja/ Nora dhe Roberti: Çdo lidhje i ka krizat e veta

Video e “Arenës Kombëtare” dhe një akuzë e fortë për projektin

Ja kush është arkitekti i stadiumit, i dënuar në Itali...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër

Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër
21 Qershor, 2026

Një zjarr është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Zenelaj, pranë varrezave. Sipas informacioneve, flakët përfshinë barishte dhe...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës

Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës
21 Qershor, 2026

Në Tiranë qytetarët kanë protestuar për të 21-tën herë mbrëmjen e djeshme teksa për orë të tëra janë mbledhur para...

Lexo më shumë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen...

Lexo më shumë

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
20 Qershor, 2026

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}