Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shullazi-grupe kriminale dhe organizata kriminale

2016/04/21 at 7:51 PM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 7 min
A A
Fatos Lubonja: Edi Rama, ëndërr për t’u bërë një Enver i dytë 

Publicisti, Fatos Lubonja, duke folur, gjate emisionit Opinion ne TV KLAN, i drejtuar nga gazetari, Blendi Fevziu, ku eshte diskutuar ne lidhje me hapjen e dosjeve per bashkepunetoret e ish-sigurimit te shtetit.

Nga Fatos LUBONJA


Numri i ngjarjeve të kronikës së zezë që flasin për të vrarë, të plagosur, shpërthime e djegie makinash, vetëgjyqësi, kërcënime, larje hesapesh nuk po njeh pakësim. Së fundi, këto ngjarje i kanë zënë vendin kryesor edhe kronikës politike. Arrestimi i Shullazit dhe çka po dëgjojmë e lexojmë për veprimtarinë e tij, errësuan edhe vizitën e Kryeministrit në SHBA. Ç’bëhet kështu? – pyesin njerëzit.

Paradoksalisht, ata janë tejet të interesuar, por edhe i qëndrojnë larg kronikës së zezë. Ajo që e shpjegon paradoksin është frika e strucit. Në një anë njerëzit kërkojnë të bindin veten se këto fenomene zhvillohen në nëntokën e një bote që nuk u përket atyre, në anën tjetër e ndiejnë se ndarja e këtyre dy botëve është iluzion dhe i kaplon frika se mos një ditë u troket krimi në derë. Në fakt, kur arrin puna të kërcënohen me vrasje të fëmijëve edhe kandidatët për rektor të Universitetit, mund të thuhet se krimi i ka trokitur në derë kujtdo dhe, të bësh si struci, do të thotë t’i hapësh derën e ta futësh atë në shtëpi.

GRUPET KRIMINALE DHE ORGANIZATAT KRIMINALE

Një ish-shef policie, duke folur në emisionin “Opinion” për rastin Shullazi, tha se ai ka ngritur një “grup të strukturuar kriminal”, duke e quajtur këtë një krim të rëndë, por gjithsesi të një niveli më të ulët sesa krijimi i një “organizate kriminale”. Ndërkaq, gazetari investigativ Artan Hoxha, i pyetur se si e shpjegonte ai që njerëz si Shullazi paskan interes se cili do të vihet rektor, u përgjigj, duke përmendur Savianon, se Camorra në Itali, për të kontrolluar përfitimet e parave publike, ka infiltruar njerëzit e vet edhe në sektorë të tillë si arsimi apo shëndetësia.

Mirëpo, sikur ta marrim të mirëqenë shpjegimin e gazetarit Hoxha, atëherë i bie që Shullazi të ketë krijuar një organizatë kriminale, sepse e tillë është Camorra. Gjykoj se ish-shefi i policisë është më pranë të vërtetës: Shullazi mbetet në nivelin e një grupi të strukturuar kriminal. Por kujdes: le t’i shkojmë deri në fund kërcënimit ndaj kandidatit për rektor – siç duhet t’i shkojë Prokuroria. Nuk ka dyshim se kërcënimi është bërë për t’i hapur rrugë një kandidati tjetër dhe se dikush tjetër, i afërt me rrethin që kërkon të vërë këtë kandidat, ka gjetur Shullazin (apo qoftë edhe ndonjë tjetër) për ta kërcënuar me jetën e fëmijëve.

Ama nuk është Shullazi, por janë këta të tjerët që kërkojnë të fitojë kandidati i tyre, në mënyrë që të shtinë në dorë përfitimet e parasë publike. Me fjalë të tjera, janë këta, pa dyshim njerëz të politikës, organizata e vërtetë kriminale, Camorra shqiptare.

Historia e këtyre 25 vjetëve tregon se emra si Shullazi janë bërë kaq të frikshëm vetëm kur kanë bashkëpunuar me partitë politike, duke u ofruar atyre dy gjëra që u duhen: dhunën për të frikësuar kundërshtarët dhe paranë. Në shkëmbim organizatat e mëdha i kanë lënë të zhvillojnë aktivitetin e tyre, derisa ka ardhur një moment kur personat apo grupi në fjalë janë bërë të pambrojtshëm edhe nga vetë organizata.

Raste të tilla kemi pasur edhe më parë: mjaft të kesh parasysh rastin e Zani Çaushit, që më së fundi përfundoi në burg, apo rastin e Haklajve apo Mulosmanit në Tropojë. Duket se edhe Shullazi po hyn në këtë kategori, por burgosja e njerëzve të tillë nuk e zgjidh aspak problemin, ashtu sikurse nuk e ka zgjidhur as burgosja e Zanit me shokë.

Sepse vatrat e krimit janë organizatat e mëdha kriminale që janë bërë gjithnjë e më të fuqishme edhe në saje të përdorimit të grupeve të strukturuara kriminale. Treguesi më i qartë i kësaj është edhe hyrja e kriminelëve të akuzuar për vrasje dhe trafiqe e krime të tjera në Parlament, gjë kjo e paimagjinueshme në vitet ’90.

Po ashtu, nëse Shullazi është pasuruar nëpërmjet raketingut ndaj privatëve, krimi më i madh në vend vazhdon të mbetet “raketingu” shtetëror, grabitja nga politikanët e pronës publike për t’u ndarë me klientelën, grabitja e parasë publike nëpërmjet tenderave, grabitja e resurseve të vendit nëpërmjet koncesioneve, apo mbledhja me policë e taksidarë nëpërmjet gjobave marramendëse e kursimeve të fundit që u kanë mbetur njerëzve. Nëse për të shpëtuar nga Shullazi paska ikur jashtë shteti një apo disa biznesmenë, mos harroni se për të shpëtuar nga raketingu i organizatës së madhe po ikin përditë me qindra shqiptarë. Po këta nuk vrasin si Shullazi – të thonë disa.

Po t’ua lypë nevoja edhe këtë e bëjnë, se prandaj i mbajnë afër Shullazët, por kanë vrarë megjithatë diçka edhe më të madhe: shpresën e njerëzve se mund të jetojnë me dinjitetin e punës së tyre të ndershme, se mund të shpëtojnë nga sistemi i grabitjes dhe poshtërimit që kanë ngritur.

OPOZITA DHE KRIMI

Këtë që shkrova më sipër, për lidhjen e politikës me krimin, nuk e them vetëm unë. E thotë edhe opozita. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi dëgjuar dhe lexuar vazhdimisht nga ana e opozitës akuzat se Edi Rama e ka mbushur Parlamentin, administratën, pushtetin lokal me kriminelë, dhe në rastin konkret, se Shullazi ka lidhje me ministrin e Brendshëm Tahiri, se policia e tij i ka lehtësuar aktivitetin, e ka lënë të udhëtojë me makinë të blinduar etj., si këto.

Meqenëse një pjesë e këtyre akuzave rezultojnë të vërteta, gjëja e parë që dëgjon të thonë ca njerëz është: Shyqyr të paktën që është opozita, që është Berisha, që guxojnë t’i thonë disa të vërteta, se përndryshe do të jetonim në një terror edhe më të madh nga këta njerëz.

Fakti është se edhe rasti Shullazi u mor seriozisht pas denoncimit të Sali Berishës për kërcënimin e kandidatit për rektor. Megjithatë, në kontekstin për të cilin po flas, kjo “shyqyr që është opozita” ka anën e vet tejet të errët e dëshpëruese.

E kam thënë edhe vetë shpesh në formë gjysmë ironike me fjalët: “Më mirë dy banda sesa një bandë”. Pse e them këtë? Sepse dje rolin denoncues të lidhjes së Shullazëve me politikën e luante opozita që sot është në maxhorancë dhe, megjithatë, gjendja nuk ka ndryshuar me ardhjen e saj në pushtet, përkundrazi, – ashtu sikurse nuk ndryshoi edhe pardje, kur opozita e sotme merrte pushtetin.

Është kollaj të thuash sot në opozitë se Edi Rama na e mori pushtetin duke bashkëpunuar me kriminelët, por edhe ai më naivi ka të drejtë të ngrejë pyetjen: Po mirë, more zotërinj, a nuk erdhët ju në pushtet me premtimin për të luftuar krimin dhe baronët e drogës?

Si ka mundësi që në këta tetë vjet në vend se të dobësoheshin, këta qenkan fuqizuar aq shumë sa arritën t’ju marrin edhe pushtetin, ndonëse ju kishit me vete Policinë, Prokurorinë, SHIK-un? Nuk ka përgjigje tjetër përveç asaj se krimi në formën e grupeve të strukturuara kriminale ka qenë i lidhur edhe me “organizatën” tjetër të madhe, prandaj, në vend se të luftohet, ai ka bashkëpunuar e është rritur bashkë me të. Vetë fakti që Shullazi dhe grupi i tij në vitin 2011 kërcënonte kandidatët socialistë dhe në vitin 2013 militonte në krah të socialistëve, është prova më e mirë e kësaj.

Ç’DUHET BËRË NË KËTO KUSHTE

Përballë kësaj vërejtjeje dikush nga opozita më ka thënë: Po, por Edi Rama ka thyer çdo rekord. Nuk dua të justifikoj në asnjë mënyrë Edi Ramën, përkundrazi. Madje mund të them se është deri diku e vërtetë ajo që thonë mbështetës të Berishës se ai i përdorte kriminelët, por nuk ulej në tryeza të hante e pinte me ta, kurse Rama i ul në tryezë, i bën miq e shokë. Megjithatë nuk besoj se arritja e këtij rekordi i dedikohet thjesht karakterit të Ramës, paçka se përgjegjësitë e tij për thellimin e lidhjeve të PS me krimin janë të pafalshme.

Ta reduktosh te përgjegjësia e një njeriu, qoftë ky Rama apo Berisha, apo Meta, lidhjen e politikës me krimin, do të thotë të mos kërkosh ta zgjidhësh problemin, por ta manipulosh atë. Nëse duam të analizojmë shkaqet pse krimi na ka hyrë në shtëpi me qëllimin e sinqertë për ta luftuar atë, duhet të kemi parasysh se faktori kryesor është ekonomia kriminale që kemi zhvilluar, që ka zhvilluar, si anë tjetër të medaljes, politikën kriminale.

Sepse, për të mbrojtur dhe zhvilluar ekonominë e vet, krimi ka kapur institucionet nëpërmjet kapjes së partive dhe vice versa partitë në luftën për pushtet gjithnjë e më shumë i janë afruar krimit dhe kriminelëve, duke degjeneruar në banda në luftë me njëratjetrën për kontroll pushteti dhe territori.

Madje, edhe fakti që shohim Berishën të guxojë të denoncojë Shullazin, ndërkohë që institucionet shtetërore, shoqëria civile e mediat nuk guxojnë ta bëjnë këtë të parat, është në koherencë me logjikën e luftës së bandave (në thelb, e njëjta logjikë me të cilën funksionon edhe Shullazi): te Berisha shkojnë e ankohen si një i fortë për të kërkuar mbrojtje nga të fortët e tjerë, ndërkohë që normalisht njerëzit duhej të shkonin të ankoheshin në organet e shtetit.

Ajo që po ndodh sot, degjenerim i dukshëm i këtij fenomeni deri në kërcënimin e kandidatit për rektor, për mua shpjegohet kryesisht me faktin se sot po përjetojmë një varfërim të skajshëm ekonomik dhe moral.

Ekonomik jo vetëm për shkak të pakësimit dramatik të të ardhurave të emigrantëve dhe të mbarimit të industrisë së ndërtimit, që kryesisht është mbajtur me paratë e tyre dhe të drogës, por edhe sepse një ekonomi kriminale ka për natyrë të vet grabitjen, jo prodhimin, e në mbarim të këtyre burimeve organizatat kriminale dhe grupet e strukturuara të krimit në shërbim të tyre kanë hedhur vështrimin te paratë publike. Morale sepse një ekonomi kriminale rrënon e korrupton atë që është kapitali më i çmuar i një shoqërie, ai njerëzor.

Pyetja “ç’duhet bërë për të dalë nga kjo gjendje?”, sot ngrihet në formën më dramatike se kurrë. Nuk është e lehtë të gjesh kurën e një sëmundjeje kaq galopante dhe virulent, por edhe nuk dua ta mbyll këtë shkrim pa dhënë së paku një sugjerim. Që Shullazët të mos na dalin përpara për të na kërcënuar me vrasjen e fëmijëve, apo se do t’u qajmë në dorë, po nuk bëmë siç duan ata apo shefat e tyre, duhet që njerëzit që fshehin kokën si struci, duke menduar se janë në punën e vet, ta ngrenë atë.

Veçanërisht kjo vlen më së shumti për ata qytetarë, intelektualë, gazetarë, specialistë që kanë gjetur rehat duke mbështetur, me kokë ulur, njërën apo tjetrën parti, pa dashur të shohin se këto parti kanë rënë në duar njerëzish që i bëjnë të funksionojnë si organizata kriminale./ Panorama

 



Ju sugjerojmë

Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

10 arsyet pse unë do të votoj Edi Ramën për kryeministër

8 Maj, 2025 7:40 pm
1939/ Axhenda e Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare,në Grand Hotel në Oslo
Kryesore

1939/ Axhenda e Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare,në Grand Hotel në Oslo

8 Maj, 2025 10:07 am
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë  

1 Maj, 2025 2:51 pm
Die Transvaler (1982)/Në Randburg ka lindur princi i kurorës shqiptare,Princ Leka II
Te Fundit

Die Transvaler (1982)/Në Randburg ka lindur princi i kurorës shqiptare,Princ Leka II

26 Prill, 2025 10:21 am
Dashuria e parë e Papa Françeskut: Nëse s’të kem ty, do t’i përkushtohem Zotit
Te Fundit

Dashuria e parë e Papa Françeskut: Nëse s’të kem ty, do t’i përkushtohem Zotit

25 Prill, 2025 8:47 pm
Midis TikTok-ut dhe besimit: Kush po i udhëheq të rinjtë tanë?
Te Fundit

Midis TikTok-ut dhe besimit: Kush po i udhëheq të rinjtë tanë?

23 Prill, 2025 9:48 pm
1931/ Intervista ekskluzive me Karl Soehnel, policin austriak që i shpëtoi jetën mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës
Kryesore

1931/ Intervista ekskluzive me Karl Soehnel, policin austriak që i shpëtoi jetën mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës

21 Prill, 2025 10:10 am
1927/ Letra e Qazim Qemal Bej Vlorës, djalit të Ismail Bej Qemalit, për të denoncuar Traktatin Italo-Shqiptar të Tiranës të 27 nëntorit 1926
Kryesore

1927/ Letra e Qazim Qemal Bej Vlorës, djalit të Ismail Bej Qemalit, për të denoncuar Traktatin Italo-Shqiptar të Tiranës të 27 nëntorit 1926

19 Prill, 2025 9:47 am
Dueli i Poetëve dhe shuplaka e BB
Kryesore

Dueli i Poetëve dhe shuplaka e BB

15 Prill, 2025 11:14 am
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra! Jo kaq e thjeshtë! Një këndvështrim nga neuro-shkenca
Te Fundit

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra! Jo kaq e thjeshtë! Një këndvështrim nga neuro-shkenca

14 Prill, 2025 5:05 pm
Para
Të gjithë po çmenden pas  këtij bodyguardi

Të gjithë po çmenden pas këtij bodyguardi

Njihuni me dhjetë fotot më qesharake familjare

Njihuni me dhjetë fotot më qesharake familjare

Foto/ Tirana ndryshe, as e pastër as e rregullt

Foto/ Tirana ndryshe, as e pastër as e rregullt

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
8 Maj, 2025

Nga studioja e Opinionit, Sali Berisha kishte një thirrje dhe një dhuratë për kryeministrin Edi Rama. I ftuar mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
8 Maj, 2025

Së bashku me ekipin e tij, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e Opinion në TV Klan. Teksa...

Lexo më shumë

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
8 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan. E teksa tre ditë...

Lexo më shumë

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
8 Maj, 2025

Betejën kundër sanksionimit amerikan “non grata”, Sali Berisha thotë që e ka bërë i vetëm dhe në interes të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com