Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dyshim

2016/04/17 at 10:48 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dyshim

Nga Edison Ypi

Më këmbë pranë banakut po trazoj sheqerin e kafes me bishtin e lugës. Trazimi me bisht e hollë e ftoh kafen më pak se trazimi me pallën e trashë, prandaj. Mënyra perfeksioniste hidrotermike e trazimit që nuk korespondon me asnjë nga përvojat e tyre, ka tërhequr vëmendjen e kafepirësve të cilët kanë mbajtur frymën, nuk po u besojnë syve, nuk duan të humbin asnjë sekuencë nga ky spektakël. Duke më parë ngultas si vrasës, i janë futur shqyrtimit të imët të kësaj çudie, gjetjes së kuptimit të thellë, shqyrtimit të natyrës së këtij krimi, simbolikës së fshehur të xhestit të një të lojturi i cili kafen që e pi më këmbë e trazon me bisht.

Çfarë tu them dyshuesave.
Tu them se prirja për t’u marrë me tjetrin, në këtë rast me mua, me kafen, sheqerin, filxhanin, lugën, bishtin, pallën t’ime, është e turpshme.
Tu them të mos lodhen kot të më njohin nga mënyra si e trazoj kafen, se efektet e pirjes së kafes janë gjëra të ngatërruara që kanë lidhje me gjakun, neuronet, hormonet, ndërrimin e stinëve, lojrat e shqisave, nazet e organeve, sekretet e të cilave janë të ndryra thellë nëpër zgavrat e trurit t’im që përdor bishtin dhe jo të tyrit që përdorin pallën.

A tu them se secili prej tyre është një realitet banal sa i pakëndshëm dhe i paevitueshëm, diçka jo serioze që ekziston por nuk vlen, që e ke por s’ke ç’e do, e megjithatë të gjithë bashkë dyshuesit përbëjnë diçka serioze, se mes tjerash ata votojnë, por çfarë rrjedh nga ky seriozitet është diçka e frikëshme që dihet si fillon por s’dihet si mbaron.

Vazhdojnë të më ndjekin me sy, mua, kafen time, sheqerin tim, gjestin tim, bishtin tim. Me gojën hapur nga habia s’mund të dërdëllisin. Me gotat mbi tavolinë s’mund të pinë. Me duart e varura s’mund të godasin. Me mendjen e mpirë nga dyshimi s’mund të mendojnë. A të përfitoj nga kjo pamundësi reagimi për tu uluritur gjenialëve të dyshimit se;
Planeti po kthehet në një kosh plehrash.
Ngrohja globale pas pak do përmbyti kontinentet.
Bota po mbushet me analfabeta funksionues.
Ekuilibri i çrregullimeve psiqike që garanton mbijetesën e qytetërimit është në rrezik.
Nuk do t’u them asgjë. Kafja u ftoh. S’do ta pi. Ma bënë harram me gjithë këtë dyshim.

Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron: Një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit është afër

15 Qershor, 2025 4:25 pm
Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari
Aktualitet

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari

15 Qershor, 2025 4:16 pm
Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit
Bota

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

15 Qershor, 2025 4:02 pm
Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia
Aktualitet

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia

15 Qershor, 2025 3:42 pm
Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar
Aktualitet

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar

15 Qershor, 2025 3:33 pm
Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana
Aktualitet

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

15 Qershor, 2025 3:19 pm
VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
Aktualitet

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

15 Qershor, 2025 2:37 pm
Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

15 Qershor, 2025 2:14 pm
New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
Bota

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

15 Qershor, 2025 1:52 pm
Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Para
Kërcënoi kandidatin për rektor. Ja akuzat e Krimeve të Rënda për Shullazin dhe shokët e tij

Kërcënoi kandidatin për rektor. Ja akuzat e Krimeve të Rënda për Shullazin dhe shokët e tij

Ja çfarë ndodhi më Emiljano Shullazin 24 orët e fundit

Ja çfarë ndodhi më Emiljano Shullazin 24 orët e fundit

Flet modeli: Ja oferta që më bëri Enca për të më joshur ….

Flet modeli: Ja oferta që më bëri Enca për të më joshur ....

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Trump paralajmëron: Një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit është afër

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
15 Qershor, 2025

Në plafromën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të bujshme, duke...

Lexo më shumë

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari
15 Qershor, 2025

Është dëmtuar nga helikat e skafit në plazhin e Gjipesë teksa po bënte not një turist gjerman. Nga informacionet parprake...

Lexo më shumë

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit
15 Qershor, 2025

Sirenat e sulmeve ajrore kanë rënë në Jerusalem dhe Tel Aviv. Ushtria izraelite ka lajmëruar pak caste më parë se...

Lexo më shumë

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia
15 Qershor, 2025

Temperaturat e larta kanë tërhequr me qindra vizitorë këtë fundjavë. Dita me frekuentimin më të lartë në vijën bregdetare dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com