Një përplasje e minutave të fundit po ndodh në zonën pranë kopshtit Zoologjik të Tiranës. Banorë të zonës po kundërshtojnë projektin e Bashkisë Tiranë për mbjelljen e pemëve, me pretendimin se ky projekt po zhvillohet në tokën e tyre. Siç shikohet edhe nga videot përplasja ka vazhduar me Policinë Bashkiake e cila ka rrethuar vendin ku do të mbillet pemët, ndërsa pronarët që pretendojnë se është tokë e tyre, janë shprehur se nuk do të lëvizin nga toka e tyre.