TIRANE- Byroja e Kuvendit ka ndëshkuar tre deputetë të Partisë Demokratike dhe një të Partisë Socialiste. Në këtë mënyrë, Byroja vendosi masën disiplinore të pezullimit me 5 ditë nga Kuvendi të deputetëve Edi Paloka, Arben Ristani dhe Roland Keta nga PD-ja dhe Erion Braçe nga PS-ja. Byroja e Kuvendit u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e PD-së, e cila kërkoi pezullimin me 10 ditë të deputetit Erion Braçe, pas debatit me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit do të jetë sot në Parlament, pasi ndaj tij Byroja dha vetëm masën disiplinore “vërejtje”.