Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kompania offshore kërkon të marrë tre burime nafte e një gazi në Shqipëri

2016/04/12 at 9:57 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shell forcon pozitat në Shqipëri, blen 45 milionë USD asetet e Petomanas

Nga Stream Oil te Transatlantic Petroleum e më pas te  Continental Oil & Gas (mëma) dhe  GBC Oil Company (bija), si po kalojnë dorë më dorë përmes skemave “offshore”, 4 burime të rëndësishme nafte e gazi në vend. Prishja e kontratës me Transatlantic nga ana e Albpetrol dhe rreziku i monopolizimit të burimeve të gazit dhe përqendrimit në një dorë të 80% të burimeve të naftës…


Kur dalja e letrave të Panamasë solli në vëmendje skemat se si dhe pse kanë funksionuar kompanitë offshore, duke fshehur aksionerët e vërtetë dhe burimin e të ardhurave, një transaksion i dyshimtë po ndodh aktualisht në Shqipëri.  Continental Oil & Gas (mëma) dhe  GBC Oil Company Ltd. (bija) kanë deklaruar blerjen e Transatlantic Petroloeum Ltd, kompanisë që shfrytëzon 4 vendburime të njohura nafte dhe gazi në Shqipëri, atë të Ballsh-Hekalit, Gorisht-Koculit dhe Cakran-Mollajt në naftë, si dhe fushën gazmbajtëse të Delvinës. Pas Bankers Petroleum, ky koncesion është prodhuesi i dytë më i madh i naftës në vend.

Të dyja kompanisë, si mëma dhe bija rezultojnë pa eksperiencë në aktivitetet e naftës dhe gazit, ndërkohë që përmes parajsave fiskale (mëma është e regjistruar në Delaware, SHBA) janë fshehur më së miri gjurmët, aq sa autoritetet po e kanë të pamundur që të verifikojnë se cilët janë aksionerët aktualë të pronarit të ri të katër burimeve të rëndësishme natyrore në vend.

Në një situatë të tillë, teksa dhe detyrimet e koncesionarit sa vijnë e rriten, Albpetrol, shoqëria shtetërore e nxjerrjes së naftës, që menaxhon kontratën koncesionare në fjalë, ka filluar procedurën e prishjes së kontratës me Transatlantic, për shkak se nuk janë përmbushur detryrimet kontraktuale. Burimet zyrtare nga Albpetrol kanë pohuar për Monitor se “Ne jemi detyruar që të nxjerrim aktin pasi kompania ka dështuar në mënyrë të përsëritur që të shlyeje detyrimet”. Transatlantic i ka mbi 10 milionë euro detyrime Albpetrol.

Historia e kalimit dorë më dorë, përmes skemave offshore

Në vitin 2007 Stream Oil & Gas, një kompani offshore, me origjinë nga Ishujt Cayman fitoi një kontratë 25 vjeçare me qeverinë shqiptare për të shfrytëzuar me koncesion 4 vendburime nafte dhe gazi në Shqipëri, Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul dhe Cakran-Mollajt në naftë, si dhe fushën gazmbajtëse të Delvinës.

Në fund të vitit 2014, kompania u ble nga Transatlantic Petroleum, me seli në Bermuda (destinacion i njohur offshore), që pas një viti e ka nxjerrë sërish në shitje.

Në fillim të marsit 2016, Transatlantik Petroleum Ltd njoftoi shitjen e operacioneve në Shqipëri tek GBC Oil Company Ltd. Më herët një tjetër kompani Continental Oil & Gas kishte njoftuar Autoritetin e Konkurrencës se kishte realizuar një transaksion për blerjen e  Transatlantic Petroleum Ltd. (Shitësi).

Sipas njoftimit të Konkurrencës:

“Në datën 4 Shkurt 2016, Autoriteti i Konkurrencës ka marrë njoftimin e transaksionit të realizuar në bazë të “Memorandumit të Mirëkuptimit” i nënshkruar midis Continental Oil & Gas (Blerësi ) dhe Transatlantic Petrloium Ltd. (Shitësi), më datë 14 Janar 2016, me objekt përftimin të kontrollit e plotë dhe të vetëm, nga Continental Oil & Gas të Stream Oil & Gas Ltd. (Targeti), me anë të përftimit të të gjithë kapitalit aksionar në këtë të fundit.

Veprimtaria e palëve pjesëmarrëse:

– Continental Oil & Gas : një shoqëri e aksionare e Delaware, me seli në 16192 CoastalHighway, Lewes, Delaware, USA;

– Stream Oil & Gas Ltd.: një shoqëri e themeluar sipas ligjeve te British Columbia, ajo është e angazhuar në aktivitetet e eksplorimit, zhvillimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit në Shqipëri;

– Transatlantic Petrlium Ltd.: është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me ofertë publike me seli në Bermuda. Ajo zotëron në Shqipëri degën e saj Transatlantic Albania Ltd.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenet 2, 10, pika 1, shkronja b), 12, pika 1) të Ligjit. Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet duhet të paraqiten jo më vonë se 15 ditë nga publikimi i këtij njoftimi”, përfundon njoftimin zyrtar Autoriteti i Konkurrencës.

Nga korrespondenca rezulton që Continental Oil & Gas është kompania mëmë e GBC Oil.

Detyrimet

Në njoftimin zyrtar të shitjes së operacioneve nga Transatlantik Petroleum Ltd te GBC Oil Company Ltd. Në 4 mars 2016, bëhet e ditur se shitja tek GBC Oil është bërë në këmbim të pagimit të një huaje prej 2.3 milionë dollarë tek banka Raiffeisen dhe marrjes përsipër të 29.2 milionë dollarë detyrime të kompanisë, që përbëhen nga 23.1 milionë dollarë llogari të pagueshme dhe 6.1 milionë dollarë borxh. Për gazin e Delvinës, Transatlantic njofton se ia ka kaluar asetet dhe detyrimet prej 12.9 millionë dollarë të lidhura me të tek Delvina Gas Company Ltd. (“DelvinaCo”), një kompani e re, në pronësi po të Transatlantic.

Që në momentin e deklarimit të shitjes, Albpetrol bëri të ditur se nuk e miratonte transaksionin në rast se kompania nuk shlyente borxhet (rreth 10 milionë dollarë vetëm ndaj Albpetrol) dhe së dyti, blerësi duhet të ishte një kompani me eksperiencë.

Rreziku i monopolizimit të gazit dhe marrja e 80% të burimeve të naftës

Pas GBC Oil (që mësohet se janë inicialet e Gorish-Ballsh-Cakran) është konstatuar nga autoritetet se qëndrojnë të njëjtën aksionerë të shoqërisë Phoenix Petroleum, që në vitin 2013 ka marrë 9 burime nafte me koncesion. Tashmë kompania po synon të marrë dhe 4 të tjera, duke zotëruar 13 vendburime, nga 16, që ka gjithsej Albpetrol, (kompania shtetërore, që menaxhon këto burime) dhe duke u bërë monopol i burimeve të gazit.

Skemat offshore të ligjëruara

Ministria e Industrisë dhe Ekonomisë ka sqaruar se në bazë të parashikimeve të legjislacionit në fuqi, konkretisht ligjit nr. 7746, date 28.7.193 “Për hidrokarburet”, të ndryshuar,  në bazë të së cilit rregullohen procedurat e përzgjedhjes dhe nënshkrimit të Marrëveshjeve Hidrokarbure, lidhur me kryerjen e operacioneve të kërkimit dhe zbulimit të hidrokarbure si dhe ligjit nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, nuk parashikohet asnjë kufizim përsa i përket vendndodhjes së aksionarëve të shoqërive me të cilat nënshkruhen Marrëveshje Hidrokarbure apo transferimit të kuotave të aksioneve nga një subjekt tek tjetri.

Në këtë kuptim, në bazë të legjislacionit në fuqi, MEI nuk ka anjë të drejtë ligjore, që të vendosë kushte që kufizojnë vendndodhjen e aksionarëve të këtyre shoqërive apo të drejtën e disponimit lirshëm të aksioneve.

Është fakt i ditur që pjesa më e madhe e kontratave hidrokarbure në Shqipëri por edhe jashtë saj janë nënshkruar me shoqëri, aksionerët e të cilave janë të regjistruar në vendet e njohura si “offshore”, ka pohuar Ministria e Industrisë dhe Energjisë.

/Revista ekonomike Monitor



Ju sugjerojmë

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal
Sport

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal

18 Maj, 2025 6:16 pm
Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
Life Style

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump

18 Maj, 2025 6:01 pm
Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis
Bota

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

18 Maj, 2025 5:56 pm
67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”
Aktualitet

67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”

18 Maj, 2025 5:49 pm
Takimi trepalësh në Itali/ Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA
Bota

Takimi trepalësh në Itali/ Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

18 Maj, 2025 5:46 pm
Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit
Bota

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

18 Maj, 2025 5:35 pm
Zelensky takohet me Papën, shoqërohet nga Zonja e Parë
Bota

Zelensky takohet me Papën, shoqërohet nga Zonja e Parë

18 Maj, 2025 5:33 pm
Video/ MMA, shqiptari dërgohet në spital pas 100 goditjeve të marra në arenë
Sport

Video/ MMA, shqiptari dërgohet në spital pas 100 goditjeve të marra në arenë

18 Maj, 2025 5:32 pm
Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit
Bota

Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit

18 Maj, 2025 5:07 pm
E mbijetuara nga aborti selektiv: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem
Aktualitet

E mbijetuara nga aborti selektiv: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem

18 Maj, 2025 5:02 pm
Para
Foto/ Xhensila si Elvana në klipin e ri

Foto/ Xhensila si Elvana në klipin e ri

Arrestohet kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri

E fundit/ Arrestohet kryetari i VV, Visar Ymeri

Ja disa veshje që ju tregojnë më të dobët

Ja disa veshje që ju tregojnë më të dobët

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal
18 Maj, 2025

Lamine Yamal është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për Barcelonën. Ndonëse është vetëm 17 vjeça, loja e katalanasve...

Lexo më shumë

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
18 Maj, 2025

Pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve të brendshme, administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, duket se ka rënë dakord të pranojë një...

Lexo më shumë

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis
18 Maj, 2025

Të paktën 103 civilë palestinezë u vranë në Rripin e Gazës të dielën, pas sulmeve izraelite. Bëhet e ditur se...

Lexo më shumë

67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”

67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”
18 Maj, 2025

“E Diela Ndryshe” e përfundoi me sukses misionin e parë javën e kaluar dhe ai i radhës e dërgon në Eminas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com